Flash

“Digjet” Europa, rreth 300 viktima nga zjarret dhe mbi 7000 hektarë tokë e djegur

Lapsi.al 16 July 2022
“Digjet” Europa, rreth 300 viktima nga zjarret dhe mbi 7000

Prej javësh, një pjesë e Europës po përballet me temperatura rekord. Zjarret kanë shkaktuar qindra viktima dhe kanë djegur më shumë se 7.000 hektarë tokë. Shtete më të prekura janë Franca, Spanja dhe Portugalia, ndërkohë që rrezikohen edhe vende si Italia, Algjeria dhe Maroku, shkruan BBC.

Deri më tani janë regjistruar 281 viktima si pasojë e tymit dhe flakëve në Francë, Portugali dhe Spanjë, ndërkohë që flakët prej javësh kanë përfshirë një pjesë të Europës. Në Francë zjarret masive janë lokalizuar në rajonin jugperëndimor, ku është bërë i nevojshëm evakuimi i më shumë se 11 mijë personave.

Ndërkohë, në Spanjë disa qytete në perëndim janë evakuar dhe zjarrfikësit zhvilluan ndërhyrje në vatrat e zjarrit në qytetin e Monsagro. Kurse në Portugali më shumë se 30 zjarre ishin aktive të premten në mëngjes, kryesisht në rajonin qëndror të Leiria, i cili është prekur nga kjo situatë prej një jave.

Autoritetet dhe shërbimet e emergjencave janë vënë në lëvizje për të evakuar të rrezikuarit, ndërsa sipas specialistëve dhe mjekëve vdekjet kryesisht ishin nga të moshuarit, fëmijët apo personat që vuajnë nga sëmundet kronike.

Italia dhe Kroacia raportuan për prani zjarresh në disa zona, ndërkohë që të rrezikuara mbeten Greqia Qendrore dhe Maroku. Shkak i zjarreve vlerësohet se është vala e të nxehtit për shkak të ndryshimeve klimatike.

Ambientalistët thonë se bota është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI