Flash

Ukraina shkëput përfundimisht marrëdhëniet me Korenë e Veriut

Lapsi.al 14 July 2022
Ukraina shkëput përfundimisht marrëdhëniet me Korenë e

Ukraina ka shkëputur raportet me Korenë e Veriut më 13 korrik pasi Phenjani njohu dy territore në lindje të Ukrainës, si territore të pavarura.

“Ne vlerësojmë se ky vendim është përpjekje nga Phenjani për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës përmes një deklarate të publikuar në ueb-faqen e saj.

“Njohja nga Koreja e Veriut e ‘subjektivitetit’ të regjimeve pushtuese ruse në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut është e pavlefshme, nuk do të ketë pasoja ligjore dhe nuk do të ndryshojë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës”, u tha në deklaratë.

Më herët gjatë 13 korrikut, mediat ruse raportuan se Koreja e Veriut ka njohur “pavarësinë” e pjesëve të rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut që janë të pushtuara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ukrainase po ashtu u dënua vendimi i Koresë së Veriut dhe u tha se në përgjigje të këtij “akti jomiqësor” Ukraina do të shkëpusë raportet diplomatike me Phenjianin. Kontaktet politike dhe ekonomike veçse janë pezulluar për shkak të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Koresë së Veriut për shkak të programit të saj bërthamor.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba, tha se vendimi i Koresë së Veriut më shumë flet për “toksicitetin” e Moskës sesa të Phenjanit.

“Rusia më nuk ka aleat në botë, përveç të atyre shteteve që varen financiarisht dhe politikisht dhe niveli i izolimit të Federatës Ruse shpejt do të arrijë në nivelin e izolimit të Koresë së Veriut. Ukraina do të vazhdojë të përgjigjet ashpër në përpjekjet për cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial”, tha Kuleba.

Ambasada e Koresë së Veriut në Moskë ka konfirmuar vendimin e Phenjanit, duke e bërë Korenë e Veriut vetëm vendin e tretë në botë, pas Rusisë dhe Sirisë, që kanë njohur pavarësinë e dy entiteteve të Ukrainës në rajonin e Donbasit./REL

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI