Flash

Rënia në bursa, pse bordi nuk e ul çmimin e naftës

Lapsi.al 14 July 2022
Rënia në bursa, pse bordi nuk e ul çmimin e naftës

Në një nga kontaket e para që pati me tregtarët e karburanteve në mars të këtij viti, kryeministri Rama i njoftoi se për ta do të niste periudha e larjes së mëkateve.

“Është një mundësi e artë që të shplaheni nga çdo mëkat që është pjesë e jetës edhe të riktheheni fuqishëm pastaj komplet të larë nga mëkatet edhe të vazhdoni pastaj të fitoni” u shpreh Rama, kur prezantoi një regjim të rreptë kontrolli mbi çmimin e karburanteve.

Fillimisht, bordi i uli çmimet, pastaj dalëngadalë i çoi atje ku ishin dhe më vonë nisi të luajë me shifra që nuk i bindeshin lëvizjeve në bursat ndërkombëtare.

Një rast flagrant është mbledhja e fundit që fiksoi të njëjtë çmimin e naftës, ndërkohë që çmimet në bursa kanë shënuar rënie.

Sipas “S&P Global Platts”, treguesi Platss, që është referenca me të cilën punojnë importuesit shqiptarë dhe që merret si bazë nga Bordi i transparencës për llogaritjen e çmimit, ishte në 3 korrik 1,181 dollarë për ton. Ndonëse në rritje të lehtë me një ditë më parë, në raport me fundin e qershorit treguesi është ulur me rreth 100 dollarë për ton, apo me 8.3%.

Ndërsa në tregun vendas, çmimi me pakicë i naftës, i cili që prej fillimit të marsit caktohet nga Bordi i Transparencës ka mbetur në nivelin e 240 lekë për litër, që nga data 8 korrik dhe kjo është konfirmuar edhe në mbledhjen e sotme.

Herën e fundit që nafta ishte në këto nivele në bursat ndërkombëtare, në datën 26 maj, në tregun vendas ishte 230 lekë për litër, ose 10 lekë më pak.

Bordi i Transparencës është akuzuar më parë se më shumë e ka dëmtuar konsumatorin, se sa e ka mbrojtur atë nga vetë Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve.

“Për shkak të ndërhyrjeve të Bordit, çmimi i naftës në tregun vendas është të paktën 5% më i shtrenjtë sesa do të ishte nëse do të vendosej vetë nga tregu”, u shpreh Shoqata në një prononcim të datës 6 Korrik në media.

Pjesë e bordit janë 5 përfaqësues të kompanive të furnizimit me karburante dhe përfaqësues të qeverisë, më konkretisht Ministrja e Financave, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Drejtori i Tatimeve, Drejtori i Doganave dhe kryetari i Autoritetit të Konkurrencës.

Çmimet e larta kanë rritur ndjeshëm të hyrat në buxhet.

Ministria e Financave bëri të ditur se të ardhurat për 6 muajt e parë ishin gati 280 miliardë lekë, ose 45 miliardë lekë (370 milionë euro) më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për rrjedhojë sa më i lartë të jetë çmimi i karburanteve, aq më shumë para ka për qeverinë.

Me pak fjalë, koha tregoi se mëkatet që lanë tregtarët, i mori përsipër qeveria. Bashkë me paratë./Lapsi.al

Të këshilluara

Europa e pranon: Srebrenica, turpi jonë!

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell dhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kanë folur në përvjetorin e masakrës së Srebrenicës  në vitin 1995, duke e q...

17:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI