Flash

Lëkunden aksionet globale, nafta pëson rënie për shkak të frikës së recesionit

Lapsi.al 13 July 2022
Lëkunden aksionet globale, nafta pëson rënie për shkak

Aksionet botërore kanë pësuar disa lëkundje në tregtimin e tyre, ndërkohë që çmimet e naftës dhe yield-et e obligacioneve patën një rënie të martën teksa tregtarët janë të shqetësuar për perspektivat e shtrëngimeve të mëtejshme të politikave monetare nga ana e bankave qendrore, si dhe për shëndetin e ekonomive në mbarë botën.

Roli i dollarit si një valutë e sigurt për investitorët e shqetësuar për perspektivën ekonomike globale është dobësuar ndjeshëm në javët e fundit, pasi monedha amerikane ka rënë në nivelet rekord të dy dekadave përkundrejt shumë monedhave të tjera, ndërkohë që euro u barazua me dollarin.

Euro ka qenë tepër vulnerabël për shkak të ndikimit të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të gazit natyror në ekonominë rajonale dhe të luftës në Ukrainën fqinje, ndërsa Banka Qendrore Europiane nuk ka vepruar njësoj si homologet e saj për rritjen e normave të interesit.

Të dhënat ekonomike, duke përfshirë inflacionin e konsumit në SHBA të mërkurën, si dhe komentet nga zyrtarët e Rezervës Federale, do të jenë në fokus gjatë kësaj jave, teksa investitorët kërkojnë të dinë detaje në lidhje me rezultatin e mundshëm të takimit të ardhshëm të komitetit të politikës monetare të Fed-it.

Një shifër e lartë e inflacionit do të shtonte presion mbi Fed për të përshpejtuar ritmin e saj tashmë agresiv të rritjes së normave të interesit.

“Ka një qasje të vazhdueshme të uljes së ekspozimit ndaj riskut në tregje, duke pasur parasysh pritshmëritë që inflacioni mund të rritet përsëri në vazhdim dhe Rezerva Federale ka shumë hapësira për të shkuar drejt në rritjeje të mëtejshme të normave”, tha Ross Mayfield, analist i strategjisë së investimeve në Baird.

Investitorët po ndjekin gjithashtu situatën me një numër gjithnjë e më të madh të qyteteve kineze, duke përfshirë kryeqendrën tregtare të Kinës, Shangain, të cilat po miratojnë kufizime të reja lidhur me COVID-19 për të reduktuar infektimet, pas zbulimit të një nënvarianti shumë të transmetueshëm të Omicron.

Rritja e kostove të energjisë në Europë është gjithashtu një tjetër frikë e madhe për investitorët, pasi tubacioni më i madh dhe i vetëm që transportonte gaz natyror nga Rusia për në Gjermani hyri në një periudhë të përvitshme 10-ditore të mirëmbajtjes. Investitorët janë të shqetësuar se mbyllja e këtij tubacioni mund të zgjatet përtej afatit për shkak të luftës në Ukrainë, duke kufizuar akoma më shumë furnizimet me gaz në Europë dhe duke e futur ekonominë e eurozonës në një recesion.

Frika për rritjen ekonomike lidhet kryesisht me naftën, pavarësisht shqetësimeve për furnizimet e pakta. Çmimet e naftës ranë ndjeshëm ditën e martë, për shkak të presionit nga forcimi i dollarit, të rënies së kërkesës si pasojë e COVID-19 nga importuesi kryesor i naftës së papërpunuar, Kina, dhe si rrjedhojë e frikës për një ngadalësim ekonomik global.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI