Flash

Irani mohon zërat se do të furnizojë Rusinë me dronë: Kemi bashkëpunim të hershëm

Lapsi.al 13 July 2022
Irani mohon zërat se do të furnizojë Rusinë me dronë:

Irani ka mohuar zyrtarisht lajmet e publikuara nga zyrtarët amerikanë se po planifikon të ndihmojë me dronë ushtarakë Rusinë për t’i përdorë gjatë luftimeve në Ukrainë.

Sipas ministrit të Jashtëm, Naser Kanani, historia e bashkëpunimit mes Republikës Islamike të Iranit dhe Federatës Ruse në fushën teknologjike ka nisur shumë më herët sesa të fillonte lufta në Ukrainë dhe kohët e fundit nuk kanë shënuar asnjë zhvillim të mëtejshëm.

Një ditë më parë, këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, u shpreh se Rusia do të merrte shumë dronë nga Irani, madje ky i fundit do të trajnonte dhe ushtarët rusë për përdorimin e tyre. Dronët janë kthyer në armët më efektive gjatë luftimeve në Ukrainë, pasi të dyja palët kontrollojnë lëvizjet e njëra-tjetrës për të korrigjuar në këtë mënyrë dhe objektivin për të sulmuar.

Të këshilluara

BE pranon zyrtarisht Kroacinë në eurozonë!

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian miratuan të martën tre aktet përfundimtare ligjore që i mundësojnë Kroacisë futjen e euros në përdorim, duke sigurua...

20:26

SHBA vret liderin e ISIS në Siri

Lideri i grupit militant Shteti Islamik në Siri u vra të martën në një sulm amerikan me dron, tha Pentagoni. Maher al-Agal u vra ndërsa po ngiste një motoçiklet...

17:20

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI