Flash

Covid-19 në Kosovë, shënohet një viktimë dhe mbi 700 të infektuar

Lapsi.al 13 July 2022
Covid-19 në Kosovë, shënohet një viktimë dhe mbi 700

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, një person ka vdekur nga koronavirusi këtë të mërkurën në Kosovë, ndërsa janë raportuar edhe 763 raste të reja të infektuarish.

Ministria e Shëndetësisë tha se, në bazë të 2 mijë e 30 mostrave të testuara gjatë 24 orëve, 37.58 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Aktualisht, janë 2,184 raste aktive me koronavirus në Kosovë. Të martën, dy persona kanë vdekur nga COVID-19.

Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka nisur të rritet në gjysmën e dytë të qershorit. Muajt e pranverës kanë qenë kryesisht të qetë sa u përket infektimeve – ka pasur ditë me zero raste. Shkalla e infeksionit është në rritje edhe në vende të tjera të Ballkanit dhe më gjerë

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI