Flash

Përdorej firma e të moshuarës për evazion fiskal edhe pas vdekjes/ Meta: Krimi ka kapërcyer çdo imagjinatë

Lapsi.al 12 July 2022
Përdorej firma e të moshuarës për evazion fiskal edhe pas

Presidenti i vendit, Ilir Meta shkruan se krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, presidenti thotë se miliona euro po grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve.

“Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh. Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë.”, shkruan Meta.

Sa i referohet rastit që ka përmendur presidenti Meta bëhet fjalë për rastin e të moshuarës, 84-vjeçares Gjyste Sermi, nga Lezha. ‘Frangaj International’, kompania nga Lezha e cila është shitur në mënyrë fiktive tek 84-vjeçarja. Në momentin e shitjes, kjo kompani i ka lënë të moshuarës një borxh ndaj Tatimeve 800 milionë lekë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI