Flash

Hetime në Universitetin e Kembrixhit, 5 studentë të vetëvrarë në pak muaj

Lapsi.al 12 July 2022
Hetime në Universitetin e Kembrixhit, 5 studentë të

Pesë studentë në Universitetin e Kembrixhit vdiqën si rezultat i vetëvrasjes në katër muajt e fundit, duke nxitur një shqyrtim të shpejtë nga autoritetet e universitetit.

Profesor Graham Virgo, zëvendës-kancelari i lartë për arsimin, tha se hetimet nuk gjetën asnjë lidhje midis katër vdekjeve të para të studentëve që të gjitha ndodhën në shkolla të ndryshme. Që atëherë ka ndodhur një vdekje e pestë dhe është nën shqyrtim të mëtejshëm.

Universiteti nuk pranoi të identifikonte ata që vdiqën, por raportet e medias përmendin Daniel Fry, 20 vjeç, një student i dytë i historisë në Kolegjin Homerton, i cili vdiq në mars dhe Jasmine Lazois, 34, studente e shkencave humane dhe sociale në Hughes Hall, vdiq në maj.

Të pesë vdekjet ndodhën midis marsit dhe qershorit të këtij viti, një në mars, tre në maj dhe një muajin e kaluar. Universiteti tha se deri më tani një vdekje është konfirmuar si një vetëvrasje nga një ekzaminues mjekësor dhe katër të tjerët po trajtohen si vetëvrasje të dyshuara.

“Jemi të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar nga vdekja tragjike e pesë studentëve në Universitetin e Kembrixhit muajt e fundit. Mendimet tona janë me familjet dhe miqtë e studentëve që kanë vdekur. Dua t’ju siguroj se universiteti po e merr këtë jashtëzakonisht seriozisht dhe është i vendosur të punojë ngushtë me partnerët tanë për të ndihmuar në parandalimin e vdekjeve në të ardhmen, “tha Virgo.

Universiteti kishte ngritur një ekip të reagimit të shpejtë ndaj incidenteve që përfshinte kolegjet e prekura, ekspertë të shëndetit publik nga autoritetet lokale dhe NHS, të cilët kishin shqyrtuar katër vdekjet e para të studentëve. Autoritetet thonë se nuk ka “asnjë shkak të përbashkët apo lidhje të qarta” në katër vdekjet e para. “Mjeku ligjor ka vendosur një vdekje, e cila është konfirmuar si një vetëvrasje, dhe mjekja ligjore nuk ka hapur ende hetime për katër të tjerët.”

Universiteti njoftoi se tani po investon më tej në Shërbimin e Këshillimit Universitar për të reduktuar kohën e pritjes, në këshilltarë të specializuar për mirëqenien për të mundësuar identifikimin e hershëm të studentëve në rrezik dhe për të trajnuar stafin e vijës së parë për ndërgjegjësimin e vetëvrasjeve;

“Fatkeqësisht, nëpër universitetet këtu në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndërkombëtarisht, ne po shohim një numër në rritje të të rinjve që përdorin shërbimet e këshillimit dhe ata raportojnë probleme me shëndetin e tyre mendor, tha zëvendëskancelarja.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI