Flash

FOTO/ NASA nxjerr për herë të parë pamje me ngjyra të Universit

Lapsi.al 12 July 2022
FOTO/ NASA nxjerr për herë të parë pamje me ngjyra të

Agjencia Hapësinore amerikane (NASA) publikoi sot grupin e plotë të fotografive të para me ngjyrë, të realizuara nga teleskopi hapësinor “James Webb”, duke përfshirë fotografinë e një ylli që po shuhet. Një ditë më parë NASA ndau vetëm një fotografi, ku shfaqeshin si kurrë më parë, yjet dhe galaktikat që ndodhen në thellësi të universit.

[caption id="" align="alignnone" width="1597"] “Mjegullnaja e Unazës Jugore”, që njihet edhe si “Tetë-Shpërthimet”. Rreth 2500 vjet-drite larg, në fotografi shihet një re gazi në zgjerim që rrethon një yll që po shuhet. Një vit-drite është rreth 9 trilionë kilometra[/caption]

[caption id="" align="alignnone" width="1597"] “Mjegullnaja Carina”, rreth 7 mijë e 600 vjet-drite larg. Një vit-drite është rreth 9 trilionë kilometra.[/caption]

[caption id="" align="alignnone" width="1597"] “Pesë galaktikat në kërcim kozmik”, 290 milionë vjet-drite larg. “Stephan’s Quintet” u diktuan për herë të parë para 225 vjetësh në yjësinë Pegasus.[/caption]

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Joe Biden tha se teleskopi ishte "një dritare e re në historinë e universit".

Teleskopi me një vlerë prej 10 miliardë dollarësh, më i madhi dhe më i fuqishmi i lëshuar ndonjëherë në hapësirë, arrin të vëzhgojë më në thellësi të universit se kurrë më parë.

Shkencëtarët i krahasojnë imazhet që teleskopi arrin të kapë “me një vështrim pas në kohë”. Kjo për shkak se ai mundëson të shihen galaktika që ndodhen aq larg, sa që dritës që vjen prej tyre, i duhet miliarda vjet për të arritur tek teleskopi.

Teleskopi “Webb” mund të kapë dritën që u krijua menjëherë pas asaj që njihet në astronomi si teoria e “Big Bang-ut”, “Shpërthimit të Madh”, e cila shënoi momentin e krijimit të universit.

“Webb”, pasardhës i teleskopit hapësinor “Hubble”, është rreth 100 herë më i ndjeshëm se paraardhësi i tij 30-vjeçar.

Teleskopi është aq i përpiktë, sa shkencëtarët do të jenë në gjendje të shohin përbërjen kimike të planetëve që ndodhen në thellësi të hapësirës e të përcaktojnë nëse ata janë të jetueshëm ose jo.

Gjatë konferencës për shtyp Nënpresidentja Kamala Harris tha se teleskopi do të "forconte njohuritë që shkenca ka sot lidhur me origjinën e universit, sistemit tonë diellor dhe ndoshta vetë jetës".

Teleskopi u lëshua më 25 dhjetor nga Guiana franceze në Amerikën e Jugut. Ai përshkoi 1.6 milionë kilometra, përpara se të fillonte të kapte imazhet e para.

Administratori i NASA-s Bill Nelson tha se imazhet e ardhshme do të sigurojnë një vështrim edhe më të thellë në origjinën e universit me pamje që i takojnë 13.5 miliardë viteve më parë.

Shkencëtarët do ta përdorin teleskopin “Webb” për të studiuar yjet, galaktikat dhe planetet që ndodhen në skaje të kozmosit, si dhe do të ofrojnë pamje më të detajuara të objekteve që ndodhen më pranë nesh, duke përfshirë sistemin tonë diellor. /VOA

Të këshilluara

SHBA vret liderin e ISIS në Siri

Lideri i grupit militant Shteti Islamik në Siri u vra të martën në një sulm amerikan me dron, tha Pentagoni. Maher al-Agal u vra ndërsa po ngiste një motoçiklet...

17:20

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI