Flash

Zelensky akuzon Rusinë se po shënjestron qëllimisht civilët

Lapsi.al 11 July 2022
Zelensky akuzon Rusinë se po shënjestron qëllimisht civilët

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Moskën për shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve në një sulm me raketa që vrau 15 në Chasiv Yar dhe tha se “ndëshkimi është i pashmangshëm për çdo vrasës rus”, sipas The Guardian.

Zelensky iu referua sulmit në qytetin e rajonit Donetsk në Ukrainën lindore gjatë fjalimit të tij të fundit kombëtar , duke thënë se vazhdojnw operacionet e shpëtimit për të gjetur “dhjetëra njerëz” të bllokuar nën rrënoja pasi u shkatërruan dy ndërtesa të larta.

“Kushdo që jep urdhër për goditje të tilla, kushdo që sulmon qytetet e zakonshme, në zona të banuara, vret absolutisht me dashje. Pas goditjeve të tilla, ata nuk do të mund të thonë se nuk dinin ose nuk kuptonin diçka.

Ndëshkimi është i pashmangshëm për çdo vrasës rus. Absolutisht për të gjithë. E njëjta gjë si për nazistët. Dhe le të mos presin që shteti i tyre t’i mbrojë. Rusia do të jetë e para që do t’i braktisë kur të ndryshojnë rrethanat politike,” tha Zelensky.

Andriy Yermak, shefi i shtabit të Zelenskiy, tha në një postim në Telegram se sulmi ishte “një tjetër sulm terrorist” dhe se Rusia duhet të caktohet si një shtet sponsorizues i terrorizmit si rezultat.

Të këshilluara

Shuhet ish-presidenti i "Luftës së pistë"

Ish-presidenti meksikan Luis Echeverria, i cili mori detyrën në vitin 1970 duke premtuar një hapje demokratike për vendin, por udhëhoqi gjashtë nga vitet më të ...

22:44

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI