Flash

27 vite nga Srebrenica, Borrell dhe Varhely: Në Evropë nuk ka vend për mohimin e gjenocidit

Lapsi.al 10 July 2022
27 vite nga Srebrenica, Borrell dhe Varhely: Në Evropë nuk ka vend

Në Evropë nuk ka vend për mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, thuhet në deklaratën e përbashkët të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe komisionerit Oliver Varhely, në 27 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës.

Në këtë deklarat, e cila nderon viktimat e këtij gjenocidi, thuhet se “ne qëndrojmë së bashku, në pikëllim, me të afërmit dhe miqtë e tyre që i mbijetuan gjenocidit”.

Sipas Borrell dhe Varhely ende edhe sot paqja nuk mund të merret si e mirëqenë.

“Agresioni i pajustifikuar dhe i paprovokuar i Rusisë kundër Ukrainës ka rikthyer një luftë brutale në kontinentin tone”.

“Është më shumë se kurrë detyra jonë të kujtojmë gjenocidin e Srebrenicës, si pjesë e historisë sonë të përbashkët evropiane”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Në deklaratë thuhet se vrasjet masive dhe krimet e luftës në Ukrainë sjellin kujtime të gjalla të atyre që u dëshmuan në luftën në Ballkanin Perëndimor në vitet 1990.

Përfaqësuesit e BE-së thane se e shohin sigurinë dhe stabilitetin e Evropës dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe se kjo tregon nevojën për tu ngritur në këmbë për të mbrojtur paqen, dinjitetin njerëzor dhe vlerat universale.

“Evropa nuk e ka harruar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe përgjegjësinë tonë për të mos qenë në gjendje të parandalojmë dhe ndalojmë gjenocidin. Në Srebrenicë, Evropa dështoi dhe ne jemi përballur me turpin tone”, thuhet në deklaratë.

Përfaqësuesit e BE-së deklaruan se duan të shohin përparimin e Bosnjë-Hercegovinës në pajtim me tejkalimin e trashëgimive të së kaluarës dhe përparimin e Bosnje e Hercegovinës në rrugën e saj të integrimit në BE.

“Udhëheqësit politikë duhet t’i kthejnë fjalët në vepra: Ata duhet të zgjedhin të vërtetën, drejtësinë dhe bashkëpunimin në vend të frikës dhe urrejtjes për të kapërcyer trashëgiminë tragjike të së kaluarës dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme dhe të begatë për brezat e ardhshëm”, thuhet në deklaratë. /REL

Të këshilluara

Shuhet ish-presidenti i "Luftës së pistë"

Ish-presidenti meksikan Luis Echeverria, i cili mori detyrën në vitin 1970 duke premtuar një hapje demokratike për vendin, por udhëhoqi gjashtë nga vitet më të ...

22:44

Leksioni që Britania i dha sërish botës

Politikanët e Madhërisë së Saj, kanë shumë të meta, por edhe një meritë që nuk mund të vihet në diskutim:kur vendosin se ka ardhur koha të hapin “dritaret”, dhe...

21:59

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI