Flash

Putin porosit Kievin: Prano kushtet ose përgatitu për më të keqen

Lapsi.al 8 July 2022
Putin porosit Kievin: Prano kushtet ose përgatitu për më të

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Ukraina duhet t’i pranojë shpejt kushtet e Moskës, ose duhet të përgatitet për më të keqen.

Putin akuzoi Perëndimin për, siç tha, nxitje të armiqësive dhe shtoi se “Perëndimi dëshiron të luftojë deri në ukrainasin e fundit”.

“Është tragjedi për popullin e Ukrainës, por duket se gjërat po shkojnë në këtë drejtim”, tha ai në një fjalim para disa anëtarëve të Dumës ruse.

Putin shtoi se Rusia është e gatshme të ulet për bisedime, për t’u dhënë fund luftimeve.

“Ata që refuzojnë ta bëjnë këtë, duhet ta dinë se sa më shumë që zgjasin luftimet, aq më e vështirë do të jetë për ta që të bëjnë marrëveshje me ne”, tha Putin.

“Po dëgjojmë se ata duan të na mposhtin në fushëbetejë. Lërini të provojnë”, tha ai, shkruan REL.

Kremlini ka kërkuar më herët që Kievi të njohë sovranitetin e Rusisë mbi Gadishullin e Krimesë, të cilin e ka aneksuar në vitin 2014, si dhe të njohë pavarësinë e rajoneve separatiste – të mbështetura nga Moska – në Ukrainën lindore.

Kievi i ka hedhur poshtë këto kërkesa.

Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës më 24 shkurt.

Pas dështimit për të marrë kontrollin e Kievit dhe qyteteve të tjera të mëdha në verilindje të Ukrainës, ushtria ruse ka zhvendosur fokusin e saj në rajonin lindor të Donbasit.

Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ekonomike dhe diplomatike kundër Rusisë, ndërsa Ukrainën është duke e ndihmuar me armatim.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI