Flash

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjobit Greqinë për vdekjen e emigrantëve në detin Egje

Lapsi.al 8 July 2022
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjobit Greqinë

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut miratoi të enjten një vendim kundër Greqisë për rastin e fundosjes së një varke me emigrantë në Detin Egje në vitin 2014.

Çështja Safi dhe të tjerët kundër Greqisë u soll përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në janar 2015, një vit pasi 11 nga 27 emigrantët u mbytën kur varka e tyre u mbyt në ujërat e Egjeut pranë ishullit Pharmaconisia.

Padia u ngrit nga një grup gjashtëmbëdhjetë anëtarësh që përfshinte 13 afganë, dy sirianë dhe një shtetas palestinez.

Gjykata detyroi Greqinë të paguajë 330 mijë euro për dëmet jomateriale të pësuar nga paditësit. Gjykata Evropiane vendosi se ka shkelje të nenit 2 (e drejta për jetë) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Gjykata ka konstatuar se ka mangësi në procedurë dhe ka konstatuar se organet shtetërore nuk kanë kryer një hetim të plotë dhe efikas, i cili mund të hedhë dritë mbi rrethanat në të cilat anija është fundosur”, thuhet në arsyetimin e aktgjykimit.

Gjykata konstatoi se autoritetet greke nuk kishin bërë gjithçka që mund të pritej në mënyrë të arsyeshme prej tyre për t'u siguruar kërkuesve dhe të afërmve të tyre shkallën e mbrojtjes së parashikuar nga neni 2 i Konventës.

Duke cituar ankuesit, gjykata tha se "anija e rojes bregdetare greke po shkonte me një shpejtësi shumë të madhe për të shtyrë refugjatët drejt ujërave turke, gjë që shkaktoi përmbysjen e anijes së peshkimit".

 

Të këshilluara

Vizita e Presidentit Biden në Lindjen e Mesme

Gjatë vizitës në Lindjen e Mesme javën e ardhshme, Presidenti Joe Biden do të përpiqet të shtyjë më tej integrimin e Izraelit në rajon dhe t’u kërkojë vendeve t...

20:19

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI