Flash

Vritet me thikë një grua në Suedi, gjatë një eventi politik

Lapsi.al 7 July 2022
Vritet me thikë një grua në Suedi, gjatë një eventi

Një grua rreth 60 vjeç është vrarë me thikë gjatë një konvente kombëtare të politikanëve në Suedi. Krimi u krye nga një burrë 30-vjeçar, i cili u bllokua menjëherë nga një kalimtar dhe më pas u arrestua. Sipas mediave lokale, sulmuesi është i lidhur me një grup neo-nazist, “Lëvizja e Rezistencës Nordike”. Sulmi ndodhi në ishullin Baltik të Gotland. Gruaja, e cila u qëllua në gjoks u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë pak kohë më pas. Sulmuesi me thikë është shtyrë në tokë dhe është bllokuar nga një pensionist 69-vjeçar.

“Dëgjova dikë duke bërtitur “ndalojeni” dhe pashë një burrë që kërceu mbi një gardh. E pashë, mendova se kishte rrëmbyer një çantë apo diçka tjetër. Nuk ishte i madh, bëri sikur nuk i interesonte. Pastaj kur më kaloi, e shtyva fort”, tha ai.

 Konventa, e cila mbledh së bashku disa politikanë suedezë, zgjat një javë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI