Flash

Boris Johnson në vështirësi, dorëhiqen edhe 6 ministra të tjerë

Lapsi.al 6 July 2022
Boris Johnson në vështirësi, dorëhiqen edhe 6 ministra

Konservatori Liam Fox do t’i kërkojë dorëheqjen Johnsonit. 

Reporteri i politikës së BBC Nick Eardley thotë se ish-Sekretari i Mbrojtjes Liam Fox do të shkojë në selinë e kryeministrit për t’i kërkuar dorëheqjen.

Veterani konservativ sapo ka publikuar një letër drejtuar Boris Johnsonit ku e njofton për tërheqjen e mbështetjes së tij.

Një tjetër ministër jep dorëheqjen

Mims Davies është ministrja më e fundit që jep dorëheqjen. Ajo ishte ministre e punësimit në Departamentin e Punës dhe Pensioneve.

Ajo thotë se Partia Konservatore “ka nevojë për një fillim nga e para dhe nuk shoh rrugë tjetër përpara përveç kësaj”.

Kjo e çon në 27 numrin e ministrave dhe ndihmësve që kanë dhënë dorëheqjen.

Edhe pesë ministra të tjerë japin dorëheqjen

Kemi Badenoch, Neil O'Brien, Alex Burghart, Lee Rowley dhe Julia Lopez të gjithë kanë dhënë dorëheqjen përmes një letre të vetme.

Julia Lopez ishte ministre e Kulturës.

Lee Rowley ishte ministër i Biznesit.

Alex Burghart ishte ministër i Arsimit.

Neil O'Brien ishte ministër i Strehimit dhe Komuniteteve.

Kemi Badenoch ishte ministre e Qeverisjes Lokale.

Të këshilluara

E rëndë, djali vret nënën në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 50-vjeçar ka vrarë nënën e tij 79-vjeçare në apartamentin e saj në Selanik. CNN Greece raporton se 79-vjeçarj...

08:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI