Flash

Berisha: Qëllimi është dorëheqja e Ramës, do pasojnë protesta të tjera

Lapsi.al 6 July 2022
Berisha: Qëllimi është dorëheqja e Ramës, do

Një ditë para protestës së 7 korrikut të thirrur prej tij, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ftuar edhe një herë qytetarët që të marrin pjesë. Berisha deklaroi se largimi i kësaj qeverie është hapi i parë jetik dhe i domosdoshëm për të rikthyer në Shqipëri ligjin, liritë dhe për të zhbërë padrejtësitë. Kryedemokrati tha se kjo është protestë e një rëndësie jetike për Shqipërinë, pasi Edi Rama dhe ekipi i tij abuzon me financat, me qënien, me dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.

Në mbyllje të takimit, ai bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e parashikuar për ditën e nesërme, ndërsa tha se qëllimi është të largohet kryeministri Edi Rama.

“Largimi i kësaj qeverie është hapi i parë jetik dhe i domosdoshëm për të rikthyer në Shqipëri ligjin, liritë dhe për të zhbërë padrejtësitë evidente, të qarta ndaj qytetarëve. Ju siguroj se për ne, prapa çdo kauze qëndron një liri e dhunuar, pavarësisht grupi apo përmasat e grupit që është prekur prej saj, konsiderojmë jetike banesën, shtëpinë dhe një dhunim antikushtetues në përputhje me këtë qëndrim ne do mbajmë gjithë qëndrimet tona, por unë mendoj se protesta është mënyra për t’i hapur rrugë zhbërjes së padrejtësive që kanë ndodhur dhe ju dhe çdo banor, viktima të arbitraritetit, të korrupsionit, duhet të bashkohen me ne nesër në protestë. Fatmir keni shumë të drejtë, duhet të ishte regjistruar, ajo është një kërkesë legjitime. Ju garantoj se Shqipëria ka çdo kusht sot që të zhdukë varfërinë ekstreme në Shqipëri. Zhdukja e varfërisë ekstreme nënkupton një minimum jetik. A ekziston mundësia e përcaktimit të një minimumi jetik, ekziston plotësisht. Është plotësisht e përballueshme, mjafton që të ketë vullnet qeveria që të mos shohë njerëz që vuajnë për kafshatën, për ilaçin, për kushtet më minimale të ekzistencës së tyre. Nesër është një ditë shumë e veçantë. Kauzat janë të shumta, ulëritëse, të dhimbshme, por monizmi i plotë është shkaku themelor i tyre, ndaj zgjidhjen e këtyre kauzave e e gjejmë me largimin e kësaj qeveria. Largimi dhe dorëheqja e Ramës është qëllimi më madhi i 7 korrikut dhe protestave që do vinë më pas”, deklaroi Berisha.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI