Flash

Kryemadhi: Do të dorëzoj në SPAK dosjen e incineratorëve, Rama ka vjedhur 189 mln dollarë me fatura

Lapsi.al 5 July 2022
Kryemadhi: Do të dorëzoj në SPAK dosjen e incineratorëve,

Në një dalje për mediet, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bëri me dije se do të dorëzojë në SPAK dokumentet që lidhen me 24 kompanitë që kanë kryer evazion fiskal. Kryemadhi shtoi se bëhet fjalë për një krim financiar pasi janë grabitur paratë e buxhetit të shtetit. Ajo tha se kryeministri Rama se do të shpërqendrojë vëmendjen nga korrupsioni për të çorientuar objektivin kryesor të zbardhjes së inceneratorëve.

"Nuk u jap dot fatura sa të dorëzoj në SPAK, se janë me qindra mijëra fatura. Fusha e betejës sonë është SPAK, ne jemi në SPAK, SPAK në momentin që do tregojnë që është arbitër i drejtë mbi të gjitha historia është që Rama s’mund të vjedhë 189 milionë dollarë me fatura me letra me fakte të mara nga buxheti i shtetit e të futura në xhepat e tij për të blerë dhe deklaratën e inceneratorëve që doli sot e çdo gjë tjetër që i duhet për të larguar vëmendjen nga korrupsioni. Po të kishte drejtësi, sot Edi Rama do ishte koleg me Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën...Siç janë këto fatura që janë për nja 4-5 mln lekë të reja, apo edhe më shumë, ka fatura pafund të Klodian Zotos, të Integrated, të Klodian Zotos që janë faturuar te këto 24 kompani fiktive që kanë bërë evazion fiskal që në fakt është krim financiar sepse janë grabitur paratë e buxhetit të shtetit. Janë grabitur para që kanë qenë mbështetje buxhetore për inceneratorët. Këtu do të jemi, do jemi përsëri prezent me fakte të reja, dokumente të reja", tha Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI