Flash

Europol: 130 të arrestuar për trafikimin e qenieve njerëzore në Europë

Lapsi.al 5 July 2022
Europol: 130 të arrestuar për trafikimin e qenieve njerëzore

Forcat policore në të gjithë Europën kanë arrestuar rreth 130 persona të dyshuar për përfshirje në kontrabandën e njerëzve, në një operacion të përbashkët të kryer nga 22 vende, njoftoi sot agjencia ndërkombëtare e policisë Europol.

Operacionet e policisë, të cilat u zhvilluan deri më 13 qershor, çuan gjithashtu në identifikimin e më shumë se 100 viktimave të mundshme të trafikimit të njerëzve, tha Europol.

Gjatë operacionit, i cili u koordinua nga agjencia europiane e kufirit Frontex, pothuajse 1 milion njerëz dhe 200,000 automjete u kontrolluan në kufijtë detarë, tokësor dhe ajrorë, kryesisht në rrugët e përdorura më shumë për në Europë. 15 vende të BE-së morën pjesë në operacione, së bashku me Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Ukrainën, Britaninë dhe Lihtenshtajnin.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI