Flash

Eksperti shpjegon rritjen e frikshme të temperaturave

Lapsi.al 5 July 2022
Eksperti shpjegon rritjen e frikshme të temperaturave

Akullnajat në Alpet e Evropës po bëhen më të paqëndrueshme dhe të rrezikshme pasi temperaturat në rritje, të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, po dëmtojnë ato që konsideroheshin prej kohësh si shtresa të fjetura, pothuajse të fosilizuara akulli.

Ekspertët thonë se këto akullnaja po dëmtohen në brendësi, duke e bërë pothuaj të pamundur parashikimin e saktë të shembjes së tyre. Shembja e një akullnaje alpine të dielën në Itali shkaktoi vdekjen e të paktën shtatë njerëzve.

Italia po përballet me një valë të nxehtë të fillimit të verës dhe vëmendja është përqendruar në ndikimin e thatësirës tek të korrat në luginën pjellore të Po-së.

Më në veri, shembja e një akullnaje në malin Marmolada, e cila ndodhet në një lartësi prej mbi 3,300 metrash, shkaktoi vdekjen e të paktën shtatë njerëzve.

”E njoh shumë mirë atë akullnajë. Vërtet u befasova. Para këtij incidenti, nuk do të kisha menduar se akullnaja në malin Marmolada ishte e rrezikshme. Ajo ndikohet shumë nga shkrirja dhe tkurrja e akullit për shkak të nivelit të lartësisë në të cilën ndodhet dhe konsiderohej si një akullnajë tipike, që po pësonte tkurrje dhe që mund të zhdukej në vitet e ardhshme. Pra, ishte vërtet e papritur të shihje një shembje të tillë të akullnajës, e ndikuar kaq shumë nga ndryshimet klimatike”, thotë Giovanni Baccolo, studiues i akullnajave në Universitetin e Milanos.

Temperatura, që normalisht është nën zero në malin Marmolada, arriti në dhjetë gradë Celsius të shtunën (më 2 korrik), tha në fundjavë guvernatori rajonal i Venetos, Luca Zaia.

Një masë e madhe akulli u shemb afër Punta Rocca, në rrugën që zakonisht përdoret nga alpinistët për të arritur majën e malit, tha njësia italiane e kërkim-shpëtimit për Alpet.

Eksperti i akullnajave Giovanni Baccolo paralajmëroi alpinistët e guximshëm, që shkojnë në male për t’i shpëtuar vapës së verës, të jenë të kujdesshëm, sepse temperaturat e larta po dobësojnë strukturën e akullnajave.

”Meqenëse ndryshimet po ndodhin në brendësi të akullnajave, është e vështirë, thuajse e pamundur, të parashikohet se ku mund të ndodhin shembjet. Kjo shpesh nuk mund të bëhet deri në momentin e fundit, kur ndoshta është tepër vonë”, thotë zoti Baccolo

Ai thotë se ekspertët ende nuk dinë shumë mbi procesin e shkrirjes ose të zhdukjes së akullnajave.

“Për shembull, të dielën (më 3 korrik), diçka e paparashikueshme dhe me pasoja tragjike ndodhi, sepse akullnaja nuk mundi të rrinte ngjitur në faqen e malit për shkak të temperaturave të larta dhe shkrirjes së akullit. Mendoj se tani ekspertët duhet të jenë më të kujdesshëm në studimin e akullnajave që po shkrihen, fazat përfundimtare të të cilave mund të jenë më problematike sesa mendohej më parë”, thotë eksperti italian i akullnajave./ Marrë nga VOA

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI