Flash

Kontrolle me dronë në Shkodër, arrestohen dy të rinj për kultivim kanabisi

Lapsi.al 4 July 2022
Kontrolle me dronë në Shkodër, arrestohen dy të rinj

Policia e Shkodrës ka vijuar kontrollet nga toka dhe ajri duke përdorur edhe dronë me qëllim goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike.

Sipas uniformave blu gjatë kontrolleve është evidentuar një rast i kultivimit të lëndëve narkotike, ndërsa janë arrestuar dy të rinj. Përkatësisht kanë rënë në pranga E. D., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër dhe M. N., 23 vjeç, banues në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër.

"Finalizohet nga Komisariati i Policisë Shkodër, operacioni policor i koduar “Gimaj”, në kuadër të të cilit u evidentua dhe u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Kultivonin bimë narkotike kanabis në ambient të hapur, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur edhe dronë, si dhe kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Gimaj”,

Si rezultat i të cilit, në vendin e quajtur “Pylli i Staneve të Gakut”, në fshatin Gimaj, në një ambient të hapur, në terren të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të kontrollit të territorit, në afërsi të këtij ambientit u bë e mundur kapja  dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. D., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër dhe M. N., 23 vjeç, banues në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit nga ana e shërbimeve të Policisë, u bë e mundur edhe gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i një arme zjarri automatik dhe municioni luftarak, në një ambient në afërsi të sipërfaqes së mbjellë me bimë narkotike.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit”", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI