Flash

"Kam besim se do të dal i pafajshëm", shtyhet procesi në Apel ndaj Salianjit

Lapsi.al 4 July 2022
"Kam besim se do të dal i pafajshëm", shtyhet procesi

Seanca e sotme në Gjykatën e Apelit për deputetin Ervin Salianji është shtyrë për 18 korrik. Salianji është paraqitur pranë gjykatës në shoqërinë e disa deputetëve të tjerë demokratë: Luciano Boçi, Flamur Noka, Saimir Korreshi etj. Kujtojmë se Salianji është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë sa i takon çështjes 'Babale', për vprën penale kallëzim i rremë. Sipas tij seanca është manipuluar nga një dëshmimtar i rremë, ndërsa deputeti thotë se ka besim që do të shpallet i pafajshëm.

“ Seanca u manipulua nga një dëshmitar i rremë. Vonesa dhe sorollatjet janë të përhershme sa herë që një person kërkon drejtësi. Ankimi është i plotë, janë te gjithë elementet. Nuk ka pasur vepër penale. Në rastin tim unë kam paraqitur prova për të paraqitur para publikut dhe për të provuar pafajësinë time. Jemi në një rast që duket sikur është i koklavitur, por është shumë e thjeshtë. Unë nuk kam bërë kallëzim, por një denoncim për një të dënuar. Pjesa e investigimit të gazetarit është e njohur për publikun, sesi të gjithë drejtuesit e lartë politikë ishin të përfshirë në një çështje ku kërkonin të involvonin një dëshmitar të rremë, një personazh që sot i ka marrë paratë e veta nga qeveria dhe sot ishte dakord edhe me burgun që ka bërë”, tha Salianji.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI