Flash

Pas sherrit në lokal godet me kaçavidë dy persona, arrestohet 42-vjeçari

Lapsi.al 1 July 2022
Pas sherrit në lokal godet me kaçavidë dy persona, arrestohet

Një 42 vjeçar është arrestuar pasi goditi me kaçavidë dy shtetas në lokal. Ngjarja u shënua më 30 qershor në ambientet e një lokali në rrugën "Kostandin Kristoforidhi", në Tiranë.

 “Gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë), shtetasit M. Th. dhe R. Ll., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën” informon policia.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., për veprat penale "Kanosja", "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI