Flash

Pallati i Brigadave me koncesion, Berisha: Nuk do gëzojë askush pasuritë që i vjedh me Ramën!

Lapsi.al 1 July 2022
Pallati i Brigadave me koncesion, Berisha: Nuk do gëzojë askush

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se protesta e 7 korrikut do të jetë vetëm fillimi.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Rama ka tejkaluar çdo vijë të kuqe me poshtërimin që u ka bërë qytetarëve shqiptarë me vendimet e tij.

Berisha u ndal edhe te dhënia me koncesion e Pallatit të Brigadave, që është një trashëgimi kulturore e rëndësishme dhe u bëri thirrje personave të përfshirë që të tërhiqen.

“Edi Ramës i them se ky është vetëm fillimi. Edvin 7 korriku është vetëm fillimi, të garantoj dhe dije mirë që fjala ime është fjalë. Është fillimi sepse ka tejkaluar çdo vijë të kuqe në qëndrimin cinik dhe poshtërues të qytetarëve shqiptarë me vendimet e tij. Me faktin se në çdo firmë që lëshon ka një vjedhje. Pas Butrintit i erdhi radha Pallatit të Brigadave, i cili është një trashëgimi kulturore e rëndësishme e inkuadruar me projekt shumë miliojnë euro me kooperacionin Italian dhe tani Edi Rama ka zgjedhur të shkatërrojë parkun përreth, pas këtyre dalin kullat, por Edi Rama s’do jetë në pushtet, ndaj u bëj thirje këtyre oligarkëve mos e inkriminoni veten me Edi Ramën. Nuk është kusht të filmohesh duke dorëzuar valixhen me euro, por kur u merr qytetarëve paratë dhe ua jep oligarkëve automatikisht kjo quhet ndarje parash me ta.

Nuk do të gëzoni një pasuri të vendosur duke paguar, duke e ndarë me Edi Ramën dhe qeveritarët e tij. Ky është zotim solemn, PD do mobilizojë potencialet më të mëdha të vendit dhe ato ndërkombëtare. Këto akte kriminale nuk do mbeten pa përgjigje.

Është kapur në flagrancë me inceneratorët, Butrnitin dhe me shpalljen e ministrave dhe familjarëve të tyre investitorë strategjik. Ky njeri s’mund t’i shpëtojë ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI