Flash

Berisha thirrje për protestën e të enjtes: Rama iu jep gjakun tuaj oligarkëve të ndërtimit

Lapsi.al 1 July 2022
Berisha thirrje për protestën e të enjtes: Rama iu jep gjakun

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë në konferencën e përjavshme se regjimi i Edi Ramës po injoron qytetarët shqiptar. Berisha i bën thirrje të gjithë shoqërisë civile dhe qytetarëve të bashkohen në protestën e 7 korrikut kundër qeverisë së Ramës që e akuzon se ka vendosur pushtetin monist të plotë dhe ka marrë në kontroll të gjitha pushtetet.

Berisha u ndal dhe te akti normativ i kaluar dje nga qeveria në parlament, që kompeson firmat e ndërtimit për materialet. Ish-kryeministri tha se vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që në raste krizash të kompesohen biznesmenët, dhe jo qytetarët që përballen me një sërë problemesh sociale dhe ekonomike.

"Ky popull po injorohet nga regjimi autokratik i Edi Ramës, njësoj si në një diktaturë të vërtetë. Dje Edi Rama me ligj vendosi që qindra e qindra miliona euro, të fituara nga pirja e gjakut të shqiptarëve përmes bordeve, nga shtimi i të ardhurave të TVSH si pasojë e rritjes së çmimeve, në vend që tiu rikthehej atyre që vuajnë për kafshatën e gojës, Edi Rama i shpërndau me klientët e tij, që kanë fituar tendera me 99.9% të vlerës, si kurrë ndonjëherë. Ata që kanë fituar tenderat me çmimet më maksimale, po marrin fondin e ri që të ndajnë me Ramën. Nuk ka akt me cinik, më çnjerëzor, ti këto para që i more nga dhimbja, djersa e njerëzve që punojnë, duhet të bëje gjithçka për t’iua kthyer atyre. Një dekret i pashembullt në histori, çdo shtet në situata krizash bën dekrete vetëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë, në Shqipëri ndodh e kundërta”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI