Flash

Horror në Gjermani, një kokë e prerë hidhet para gjykatës së Bon-it

Lapsi.al 29 June 2022
Horror në Gjermani, një kokë e prerë hidhet para

Një akt i pabesueshëm është realizuar në Bon të Gjermanisë, teksa një 38-vjeçar ka lënë kokën e prerë të një personi para gjykatës së qarkut. Kanë qenë disa kalimtarë ata që kanë lajmëruar policinë. “Ne zbuluam pak më vonë se ishte një kokë njeriu”, tha një zëdhënës të martën.

Mësohet se viktima është një 44-vjeçar, por identiteti nuk është ende i sigurt. Pak pasi u lajmërua për gjetjen e kokës policia ka gjetur një trup, por ka hequr edhe një paralele midis ngjarjes në Bon dhe vrasjen e pazbardhur të të pastrehut Gerd Michael Straten, më parë në Koblenz.

Trupi i tij i prerë është zbuluar në varrezat kryesore në Koblenz në vitin 2018.

Ndërkohë, koka e prerë, e cila u vendos në hyrje të gjykatës së qarkut të Bonit në mbrëmje e së martës, do të ekzaminohet nga departamenti i mjekësisë ligjore. Një zëdhënës i policisë njoftoi se e njëjta gjë vlen edhe për pjesën tjetër të trupit, të cilën hetuesit e gjetën një kilometër larg të martën.

Zyrtarët tani duan të sqarojnë nëse i dyshuari 38-vjeccar, i arrestuar në Bon ka apo ka pasur lidhje me Koblenzin dhe nëse gjurmët e sigurua nga vendi i krimit në Koblenz përputhen me gjurmët e vendit të krimit nga rasti i Bonit.

I dyshuari 38-vjeçar, të cilin policia e arrestoi të martën në afërsi të gjykatës së rrethit, deri më tani ka heshtur për ngjarjen. Megjithatë, ai përshkroi saktë vendndodhjen e trupit pranë brigjeve të Rhein për hetuesit.

Sipas informacioneve, i dyshuari 38-vjeçar është i njohur për policinë para së gjithash për krime në lidhje me lëndët narkotike. Sipas hetimeve fillestare, autori dhe viktima mund të jenë përplasur në një qendër të pastrehësh dhe më pas ka ndodhur krimi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI