Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Raketat ruse godasin qytetet, Zelensky do t’i drejtohet sot samitit të G7

Lapsi.al 27 June 2022
Raketat ruse godasin qytetet, Zelensky do t’i drejtohet sot samitit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të bëjë thirrje për dërgimin e më shumë armëve të rënda kur t’i drejtohet G7, grupit të vendeve të pasura gjatë ditë së sotme.

Fjalimi pason një breshëri sulmesh raketore ruse në Kiev dhe zona të tjera gjatë fundjavës. Në Ukrainën lindore, Rusia ka marrë kontrollin e plotë të Severodonetsk dhe po synon Lysychansk aty pranë.

Të dielën, Zelensky tha se shtyrja e dërgesave të armëve ishte “një ftesë për Rusinë për të goditur përsëri”. Duke folur përmes fjalimit të tij të përditshëm, ai bëri thirrje gjithashtu për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe sanksione të reja ndaj Rusisë.

“Partnerët duhet të lëvizin më shpejt nëse janë vërtet partnerë, jo vëzhgues”, tha ai, raporton BBC.

Lufta në Ukrainë është në krye të agjendës së G7 dhe kombet pritet të premtojnë mbështetje të mëtejshme ushtarake për Kievin dhe më shumë sanksione ndaj Moskës.

Udhëheqësit perëndimorë po përpiqen të paraqesin një front të bashkuar, ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz që thotë se sulmet me raketa ruse treguan se ishte “e drejtë të qëndronim së bashku dhe të mbështesim ukrainasit”.

Më herët, presidenti amerikan Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin po llogariste që NATO dhe G7 të “ndahen… por ne nuk kemi bërë dhe nuk do ta bëjmë”.

Megjithatë, korrespondenti diplomatik i BBC-së, James Landale, i cili është në samit, thotë se uniteti perëndimor mbi luftën ka rënë në javët e fundit, pasi disa liderë diskutojnë marrëdhëniet afatgjata me Rusinë dhe të tjerë duke theksuar mbështetjen e fortë dhe të qëndrueshme për Ukrainën.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI