Flash

Erdogan flet me Stoltenberg: Asnjë hap i ndërmarrë nga Suedia dhe Finlanda

Lapsi.al 26 June 2022
Erdogan flet me Stoltenberg: Asnjë hap i ndërmarrë nga Suedia dhe

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se nuk ishte ndërmarrë asnjë hap thelbësor për shqetësimet e Ankarasë lidhur me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Në një bisedë telefonike me Jens Stoltenberg, Erdogan i tha sekretarit të përgjithshëm të NATO-s se Finlanda dhe Suedia duhet të ndërmarrin hapa të ndershëm dhe kuptimplotë në lidhje me strehimin që u ofrojnë anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, sipas një deklarate të presidencës turke.

Presidenti turk theksoi se sanksionet kundër industrisë së mbrojtjes të vendit të tij duhet të hiqen dhe të mos kthehen pas anëtarësimit të dy vendeve në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Erdogan pati gjithashtu një bisedë telefonike me kryeministren suedeze Magdalena Anderson, në të cilën tha se Stokholmi nuk kishte ndryshuar qëndrimin e tij ndaj PKK-së dhe YPG-së dhe se vendi i tij nuk kishte ndërmarrë ende hapa thelbësorë për të zbutur shqetësimet e Turqisë.

Ai përsëriti gjithashtu pritshmëritë e Ankarasë për heqjen e të gjitha sanksioneve të vendosura ndaj industrisë turke të mbrojtjes.

Turqia ka bllokuar procesin e pranimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke i akuzuar të dy vendet se u ofrojnë strehim anëtarëve të YPG-së dhe PKK-së dhe kanë vendosur sanksione ndaj aleatit të tyre të ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI