Flash

Tërmeti në Afganistan: Spitalet nuk përballojnë dot ndihmën ndaj të mbijetuarve

Lapsi.al 25 June 2022
Tërmeti në Afganistan: Spitalet nuk përballojnë dot

Fytyra e tetë-vjeçares Shakrina shtrëngohet nga dhimbja teksa përpiqet të kthehet në anën tjetër. Ajo ka disa fraktura në trup dhe këmbën e majtë e ka të lidhur nga gjuri e poshtë. Ajo bashkë me nënën e saj u nxorrën nga rrënojat e shtëpisë së tyre në Gayan gjashtë orë pasi tërmeti ua shkatërroi.

“Nuk mund të shihja bijën time kurrkund, pyeta grupet e shpëtimit dhe më thanë se kishte vdekur, thotë Mira duke fshirë lotët me çarçafin e saj.

Ajo gjeti bijën e saj Gulnoora mes trupave të të vrarëve të katastrofës në Gayan.

Teksa përpiqet të rekuperohet në spitalin e Paktika, Mira është në një pavion ku të gjithë kanë një histori të ngjashme.

Bibi Hawa thotë se është këtu me të bijën 11-muajshe Safia. Ato kanë disa fraktura në trup, por kanë humbur rreth 18 anëtarë të familjes së tyre nga tërmeti i të mërkurës, i cili vrau më shumë se 1000 njerëz në Afghanistan.

Fëmijët e tjerë të Bibi Hawa, tre djemtë Farooq, Hamza e Maqsadullah, ishin mes të vrarëve.

Një ditë pas tërmetit 75 të plagosur u sollën në spitalin e Sharana, kryeqyteti i provincës së Paktika. Impjanti ka 72 krevate, që ishin zënë me pacientë që vuajnë nga sëmundje të tjera.

Pacientët kanë ardhur këtu nga zona të largëta, duke udhëtuar në rrugë të gjata e të pashtruara.

Pas tërmetit Talibanët u kanë bërë apel komunitetit ndërkombëtar për mbështetje. Mediat pyetën ministrin e shëndetësisë Qalandar Ebad nëse kishin marrë ndonjë ndihmë.

“Po kemi marrë ndihmë nga vende të rajonit si Irani, Pakistani, India, Katar, Emiratet e Bashkuara dhe disa vende arabe. Evropa ka premtuar për ndihmë dhe tani edhe presidenti i SHBA ka bërë një deklaratë. Po presim për vendet e ndryshme për të parë sesi mund të na ndihmojnë”, thote ministri.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI