Flash

Protesta në mbarë vendin, reagimi i amerikanëve pas vendimit së gjykatës për abortin

Lapsi.al 25 June 2022
Protesta në mbarë vendin, reagimi i amerikanëve pas vendimit

Vendimi historik i Gjykatës së Lartë për të drejtën e abortit shkaktoi një reagim të fortë dhe mjaft emocional tek amerikanët. Gjatë të premtes, mazhoranca konservatore në gjykatën e lartë i dha fund të drejtës kushtetuese federale të abortit. Kthimi 50 vite pas, zemëroi aktivistët, të cilët pushtuan rrugët, nga Uashingtoni, në Kolorado e deri në Kaliforni.

“Ndalimet e abortit janë të paligjshme. Mëmësia e detyruar është e paligjshme”, tha një protestuese.

“Jam shumë e zemëruar. Lufta nuk ka mbaruar ende. Njerëzit e bënë këtë luftë 50 vite më parë. Tani është radha jonë ta bëjmë sërish këtë luftë”, u shpreh një tjetër.

Ndërkohë, aktivistët kundër abortit vlerësuan vendimin e gjykatës dhe festuan fitoren. Aktivistja Marina Mason tha se miliona jetë do të shpëtohen nga ky vendim. Zhvillimi historik pritet të ketë një ndikim të gjerë dhe të menjëhershëm, 26 shtete amerikane kanë gati ligjet për të ndaluar abortin, ndërsa 13 të tjerë po zbatojnë ligje të tilla.

Ekspertët e planifikimit familjar paralajmërojnë se vendi mund të përjetojë një krizë mbarëkombëtare shëndetësore, pasi shumica e shteteve do të ndalojnë qendrat e përkujdesjes për gratë që duan të abortojnë. Teksa mbështetësit dhe kundërshtarët reagojnë ndaj vendimit, policia amerikane është përgatitur për përleshje të mundshme gjatë ditëve në vijim.

Të këshilluara

Trupat ukrainase tërhiqen nga Severodonetsk

Forcat ukrainase do të duhet të tërhiqen nga Severodonetsk, tha të premten kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, Serhiy Hayday, duke akuzuar Rusin...

11:26

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI