Flash

Përgjaket Oslo, 2 viktima dhe mbi 20 të plagosur

Lapsi.al 25 June 2022
Përgjaket Oslo, 2 viktima dhe mbi 20 të plagosur

Të paktën dy persona u vranë nga të shtënat në dy lokale në Oslo. Policia e kryeqytetit norvegjez konfirmoi dy të vdekur dhe 21 të plagosur. Një nga lokalet ishte nje klub nate, i frekuentuar nga homoseksualët, veçanërisht në këto ditë kur zhvillohet parada e Oslos.

“Dukej si një skenë lufte, me shumë njerëz në tokë të lënduar nga të shtënat”, tha një dëshmitar për mediat norvegjeze.

“Vrasësi ishte shumë i vendosur, veçanërisht ku qëllonte”, shtoi një grua, shkruan CNN .

Autorit të të shtënave iu sekuestruan dy armë zjarri, pas arrestimit. I dyshuari është person i njohur për shërbimet e sigurisë në Norvegji.

Sipas policisë, ky akt është kryer vetëm nga një person. Policia norvegjeze tha se po e trajtonte ngjarjen si “akt terrorist”. Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere, e ka quajtur sulmin “të tmerrshëm dhe shokues ndaj personave të pafajshëm”.

Pas këtij akti, autoritetet anuluan Marshimin e Krenarisë në Oslo, një event i organizuar nga komuniteti LGBTI dhe i planifikuar për sot pasdite.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI