Flash

E rëndë në SHBA, foshnja pesë muajshe qëllohet me armë zjarri në kokë

Lapsi.al 25 June 2022
E rëndë në SHBA, foshnja pesë muajshe qëllohet me

Një foshnje pesë muajshe është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e së premtes (24/6) në Çikago, SHBA.

Sipas medieve të huaja, foshnja ndodhej në sediljen e pasme të një makinë në momentin tragjik, kur u qëllua nga arma e zjarrit.

Mësohet se autori e qëlloi foshnjën nga një makinë tjetër. Për fat të keq foshnja ka ndërruar jetë në spital.

Nga ngjarja e përgjakshme ka mbetur i plagosur edhe një 41 -vjeçar , i cili udhëtonte në një mjet tjetër.

Sipas policisë së Çikagos, 41-vjeçari ka marrë një plumb pranë syrit. Deri ma tani nuk ka asnjë të arrestuar. Megjithatë mediat i bëjnë apel autorit të dorëzohet për të shpëtuar ndërgjegjen.

Aktivistët dhe një kandidat për kryetar bashkie në zonë ofrojnë një shpërblim prej 5.000 dollarësh për këdo që ka informacione që mund të çojnë në kapjen e autorit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI