Flash

Samiti i BE-së/ Berisha: Rama dëshmoi se është rreshtuar me Ballkanin e Putinit

Lapsi.al 24 June 2022
Samiti i BE-së/ Berisha: Rama dëshmoi se është rreshtuar me

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama ka shkuar në Bruksel si vasal i Aleksandër Vuçiç. Berisha deklaroi se nuk është vetoja e Bullgarisë ajo që ka penguar çeljen e negociatave për Shqipërinë me BE-në, por se disa shtete sipas tij nuk janë dakord. Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama me deklaratat dhe qëndrimet e tij Rama dëshmoi qartë se është i rreshtuar jo me Ballkanin e Berlinit, por me Ballkanin e Putinit. Kreu i PD-së tha se i kërkon ndjesë popullit bullgar në emër të Partisë Demokratike.

“Edi Ramës nuk i hapi negociatat. Nuk e pranojnë. Në mënyrë absolute shkaqet themelore nuk është Bullgaria por siç ja tha vetë padroni i tij Vuçiç, janë disa vende të BE që nuk janë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet e vendosura nga BE. Përkundrazi Shqipëria ka shënuar rrokullisje të mëdha. Pra Nuk është vetoja e Bullgarisë, por është regresi i Demokracisë në Shqipëri dhe mos plotësimi i kushteve. Apo grabitja e mandatit të tretë që rrihte gjoksin në BE. Liria e mediave dhe krimi politik të Partisë Socialiste filluar nga Edi Rama. Ai u sjellë në Bruksel sikur ishte Dodik dhe jo kryeministër i Shqipërisë.” tha Berisha.

Të këshilluara

DW: Guximi dhe zhgënjimi në samitin e BE

Zhgënjimi është i madh tek kandidatët nga Ballkani Perëndimor që duan anëtarësim në BE. Prej dekadash atyre u premtohet anëtarësia, por për arsye të ndryshme nu...

09:16

Parashikimi i motit për këtë të premte

Vendi ynë mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites por pasditja sjell vranësira disi më të dukshme ...

07:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI