Flash

"Jeni një turp”, reagon pala bullgare: E papranueshme gjuha e ulët e kryeministrit shqiptar

Lapsi.al 24 June 2022
"Jeni një turp”, reagon pala bullgare: E papranueshme gjuha e

Ka reaguar ministria e Jashtme Bullgare lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama dje në Samit.

Reagimi:  Bullgaria ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të BE-së që mbështesin identitetin evropian të popullit shqiptar. U ngritëm për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE atëherë kur ishte shumë më e vështirë se sot. Gjatë viteve, nuk ka pasur shumë zëra të tjerë me ne në këtë kauzë. Ne ende qëndrojmë për të sot, pavarësisht gjithçkaje, për hir të një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

Si përgjigje, jo për herë të parë, kemi dëgjuar kualifikime të rënda të pa sfiduara, fyese nga një kryetar qeverie. Bile hedhjet në një regjistër kaq të ulët gjuhësor nuk mund të justifikohen më nga karakteristikat e karakterit dhe mungesa e aftësive komunikuese evropiane. Presim që kryeministri shqiptar të marrë parasysh mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani nga një vend kandidat për anëtarësim në BE.

Në këtë nivel, më shumë se çdo gjë tjetër, ne insistojmë të ruajmë një ton të mirë komunikimi. Në këtë nivel, gjithmonë është dëshmuar nga ana jonë i gjithë respekti që kërkon pozita përgjegjëse dhe niveli i marrëdhënieve ndërshtetërore. Kemi një të ardhme të përbashkët përpara me Shqipërinë. Politikanët po ikin. Kombet po qëndrojnë. Popujt tanë kanë një interes të përbashkët që nuk duhet të pengohet nga gjykimi i keq i një politikani. Është e papranueshme që marrëdhëniet mes vendeve të mbahen peng i ekscentricitetit të kryeministrit aktual shqiptar.

Të këshilluara

DW: Guximi dhe zhgënjimi në samitin e BE

Zhgënjimi është i madh tek kandidatët nga Ballkani Perëndimor që duan anëtarësim në BE. Prej dekadash atyre u premtohet anëtarësia, por për arsye të ndryshme nu...

09:16

Parashikimi i motit për këtë të premte

Vendi ynë mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites por pasditja sjell vranësira disi më të dukshme ...

07:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI