Flash

Heqja e vetos kundrejt Maqedonisë së Veriut, Rama: Partia e Borisov shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së

Lapsi.al 24 June 2022
Heqja e vetos kundrejt Maqedonisë së Veriut, Rama: Partia e Borisov

Edi Rama ka reaguar pas votimit në Parlamentin bullgar, vendim që i hapi rrugën heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ai bëri me dije se kishte marrë një telefonatë nga kreu i opozitës bullgare, ish-kryeministri Boyko Borissov, i cili pati një rol përcaktues për heqjen e vetos. Rama i bën thirrje BE-së që të veprojë shpejt.

"Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!”, shkruan Rama në Twitter.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat ndaj Bashkimit Europian dhe Bullgarisë gjatë ditës së djeshme në samitin e mbajtur në Bruksel.

Ai u drejtua ashpër ndaj Bullgarisë duke e quajtur "një turp" dhe u shpreh i zhgënjyer për premtimet e pambajtura të BE-së.

https://twitter.com/ediramaal/status/1540303531328020483?cxt=HHwWhoCx8dP5oOAqAAAA

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI