Flash

Rama në Bruksel: Putin është sëmurë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm!

Lapsi.al 23 June 2022
Rama në Bruksel: Putin është sëmurë, por ky vendi

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, tha se BE nuk duket aspak vend i shëndetshëm.

“Së dyti tema kryesore ishte RMV, ishte Maqedonia njëherë e një kohë, dhe më pas 17 vjet më pas është ende në pritje si kandidate për çeljen e bisedimeve. Ndryshoi emrin, por nuk bëri dallim. Imagjinoni Francën të ndryshojë emrin. Shqipëria është prej tetë vitesh në pritje. Është me rëndësi të thoja të vërtetën, arsyeja nuk është thjesht Bullgaria, është fryma e deformuar e zgjerimit. Fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i përbashkët tek marrja peng. Çështja e Bullgarisë është një turp, Një vend i NATO-s që merr peng një vend tjetër të NATO-s. Ju them që Vladimir Putin është shumë sëmurë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm. Ne nuk do të presim Godonë, unë  e kam thënë dhe më vinte keq por ca njerëz që dje ishin optimistë. Nuk erdha këtu me idenë që do të ndodhte diçka. RMV dhe Shqipëria janë së bashku…por është BE që thotë askush të mos lëvizë. Ne kemi lëvizur dhe do lëvizim për të ringjallur këtë frymë të Europës, pjesën tonë që është Berlini i Procesit për të ringjallur këtë frymë. Kam kërkuar mbështetje të plotë për Ballkanin  e Hapur sepse edhe këtë janë të ndarë a thua se do jetojnë në Ballkan. Natyrisht janë dashamirës…fjalët janë të bukura, por do të ishe më bukur nëse do të realizonit fjalët. Por një ditë do të bëhemi edhe ne anëtarë të mirë të BE. Nuk dua të marr më shumë kohë, por ka një tjetër peng”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI