Flash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet, ulet me 3 lekë nafta

Lapsi.al 23 June 2022
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet,

Tre lekë më pak do të shiten nafta në pikat e karburantit nga pasditja e kësaj të enjteje. Konkretisht nga vendimi i fundit i marrë një litër naftë do të tregtohet më 258 lekë, nga 261 lekë që tregtohej më parë. Në ulje të lehtë është dhe çmimi gazit. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të ë jetë 83 lekë/litri, ose tre lekë më pak nga se ishte.

Çmimi i benzinës ka një rritje të lehtë. Një litër benzinë do të jetë 239 lekë në pikat e shitjes me pakicë.

"Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të nenit 21/3 të aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 si dhe nenit 21/5 5 “Metodologjia e llogaritjes së çmimit” të aktit normativ nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar;

Çmimet tavan ( max) për shitjen me pakicë të produkteve:

  • 258 Lekë/litri për gazoilin 10 ppm ULSD të standardit SSHEN 5902018;
  • 239 Lekë/litri për benzinën Prem Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018;
  • 83 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës;", njoftohet.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë si pasojë e masave ajrore me origjinë Afrikane. Përjashtim bëjnë zonat ...

07:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI