Flash

Qeveria gjermane publikon për herë të parë armët e dërguara Ukrainës

Lapsi.al 21 June 2022
Qeveria gjermane publikon për herë të parë armët e

Në kuadër të luftës në Ukrainë, Gjermania e ka furnizuar këtë vend me armatime të ndryshme. Pas SHBA edhe Gjermania ka publikuar sot listën e armëve të dërguara dhe që do të dërgojë në Ukrainë. Qeveria gjermane ka publikuar për herë të parë një listë të dërgesave të armëve në Ukrainë.

Në të pasqyrohen të gjitha armët dhe pajisjet ushtarake që tashmë i janë dorëzuar Ukrainës dhe janë planifikuar për dorëzim.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për armë nga stoqet e Forcave të Armatosura Gjermane dhe dërgesa nga industria gjermane e armatimeve. Lista përditësohet rregullisht.

Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit tha në Berlin se me këtë publikim, Gjermania ndjek praktikën e aleatëve më të afërt, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër armët e dorëzuara deri tani janë 3000 predha topash të lehtë kundërtank, 100.000 granata dore, 500 raketa kundërajrore Stinger, 100 mitralozë dhe 16 milionë fishekë. Përveç kësaj, ka shumë pajisje si 23.000 helmeta luftarake, 14.900 mina antitank, mjete motorike, 1.200 shtretër spitalorë dhe katër pajisje elektronike anti-dronë dhe një spital fushor..

Obus vetëlëvizës i ushtrisë gjermane 2000

Pothuajse katër muaj pas fillimit të luftës, nga Gjermania mbërriti në Ukrainë edhe artileria e parë e rëndë,sipas burimeve ukrainase. Ambasadori ukrainas Andrij Melnyk konfirmoi për agjencinë gjermane të shtypit se armët moderne kanë mbërritur në Ukrainë.

Ukraina raportoi se ndërkohë kishte marrë obusët vetëlëvizës 2000. “Më në fund obusi 155 milimetrash është pjesë e arsenalit të të artilerisë ukrainase”, shkroi të martën në Twitter ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksij Resnikow. Ai falënderoi Ministren e Mbrojtjes Christine Lambrecht (SPD) “për të gjitha përpjekjet” e bëra për të mbështetur Ukrainën.

Qeveria gjermane ka në plan ta furnizojë Ukrainën, ndër të tjera edhe me 30 tanke anti-ajrore Gepard dhe një sistem të mbrojtjes ajrore Iris-T SLM si dhe tre raketahedhës të shumëfishtë./dw

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI