Flash

Vazhdojnë përpjekjet për evakuimin e civilëve nga Severodonetsk

Lapsi.al 16 June 2022
Vazhdojnë përpjekjet për evakuimin e civilëve nga

Forcat ruse thonë se do të mundësojnë hapjen e një korridori humanitar për evakuimin e civilëve nga fabrika kimike Azot në Severdonetsk pas dështimit të evakuimit të planifikuar ditën e djeshme, sipas BBC.

Forcat separatiste kanë hyrë në fabrikën kimike, por  nuk ishin në gjendje të largonin ushtarët ukrainas nga fabrika, tha Leonid Pasechnik, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Luhansk, sipas agjencisë së lajmeve Tass.

Nga ana tjetër, OKB-ja tha se qindra civilë janë strehuar në bunkerë në fabrikën kimike Azot. Një nga urat e fundit që shërbente për evakuimin e civilëve është shkatërruar në fillim të kësaj jave, duke penguar kështur përpjekjet e civilëve për t’u larguar.

Gjithashtu po mbarojnë furnizimet thelbësore për civilët e bllokuar, shumë prej të cilëve janë strehuar në bunkerë në fabrikën kimike Azot.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI