Flash

Lideri i lartë i Shtetit Islamik bie në duart e amerikanëve

Lapsi.al 16 June 2022
Lideri i lartë i Shtetit Islamik bie në duart e amerikanëve

Forcat e koalicionit amerikan deklaruan se kapën një zyrtar të lartë dhe prodhues të bombave të Shtetit Islamik në një aksion të kryer me sukses para agimit të së enjtes, ku, sipas dëshmitarëve, u panë forca ushtarake me helikopterë të cilat bastisën një shtëpi të izoluar në Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga forcat rebele.

Një vëzhgues lufte dhe korrespondentët e AFP-së thanë se dy helikopterë ushtarakë u ulën për vetëm disa minuta dhe u dëgjuan disa të shtëna, në një fshat, në një zonë të kontrolluar nga grupet rebele të mbështetura nga Turqia.

"Individi i kapur është një prodhues me përvojë i bombave artizanale, i cili u bë një nga udhëheqësit më të lartë të degës siriane të Daesh-it,"shkruhej në raportin e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja që lufton grupin xhihadist në Siri dhe Irak, të cilët përdorin një emër tjetër për IS.

Koalicioni nuk e përmendi objektivin në deklaratë, por një zyrtar i koalicionit i tha AFP-së se personi i kapur ishte Hani Ahmed Al-Kurdi, i cili ishte lideri i ISIS në Raqa, kur ky ishte kryeqyteti ‘de facto’ i ISIS në Siri.

Operacione të tilla nga forcat amerikane janë të rralla në pjesë të Sirisë veriperëndimore që janë nën kontrollin e rebelëve të mbështetur nga Turqia dhe grupeve xhihadiste.

Një bastisje e mëparshme e forcave speciale amerikane, në fillim të shkurtit çoi në vdekjen e udhëheqësit të grupit Abu Ibrahim al-Qurashi, i cili shpërtheu një jelek bombë për të shmangur kapjen e tij i gjallë.

ISIS më pas emëroi Abu al-Hassan al-Hashemi al-Qurayshi si pasardhësin e tij, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth identitetit të tij.

Të këshilluara

Amalfi Coast kufizon aksesin turistik

Me rrugën e saj të gërmuar nga shkëmbinjtë, kthesat dramatike, Bregu i Amalfit është bërë një destinacion ikonik udhëtimesh. Pak tepër ikonë, ndoshta sepse k...

12:50

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI