Flash

Sekretari i NATO-s: Ukraina duhet të marrë më shumë armatime të rënda

Lapsi.al 15 June 2022
Sekretari i NATO-s: Ukraina duhet të marrë më shumë armatime

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se vendet perëndimore duhet t’i dërgojnë Ukrainës më shumë armatime të rënda, teksa forcat ruse vazhdojnë të përparojnë në lindje të vendit. Gjatë një deklarate për mediat, pas takimit me shtatë liderët evropianë të vendeve aleate të NATO-s, Stoltenberg theksoi se Ukraina duhet të ketë më shumë armatime të rënda. Në prag të samitit të NATO-s që do mbahet në fund të qershorit në Bruksel, Stoltenberg u shpreh se pavarësisht mbështetjes së koordinuar që aleanca i ka dhënë Ukrainës në më shumë se tre muaj luftë, kërkesat e Kievit për më shumë armatime janë rritur javët e fundit, pasi forcat e saj janë në disavantazh në luftën për të përballuar përparimet ruse në Ukrainën lindore.

Ndërsa Stoltenberg ra dakord që Kievi duhet të furnizohej me më shumë armatime të rënda, ai nuk dha detaje të tjera. Kryeministri holandez Mark Rutte dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen pritën Stoltenberg dhe liderët e Polonisë, Rumanisë, Letonisë, Portugalisë dhe Belgjikës përpara samitit të NATO-s. Rutte tha se vendet e NATO-s të përfaqësuara në takimin në Hagë besonin të gjitha se “është thelbësore që Rusia të humbasë luftën” dhe Ukraina duhet të ketë akses në të gjitha armatimet e nevojshme për të luftuar këtë betejë.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se veprimet e deritanishme të Perëndimit nuk e kanë mbështetur mjaftueshëm Ukrainën. “Ne nuk kemi bërë mjaftueshëm për të mbrojtur Ukrainën, për të mbështetur popullin ukrainas, për të mbështetur lirinë dhe sovranitetin e tyre,” tha ai në konferencën për shtyp.

“Dhe kjo është arsyeja pse unë ju bëj thirrje, ju kërkoj të bëni shumë më tepër për të dërguar armë, artileri në Ukrainë. Ata kanë nevojë për këto në mënyrë që të mbrojnë vendin e tyre.”

Vendet perëndimore nuk do të kishin besueshmëri nëse Ukraina do të humbiste kundër Rusisë, shtoi ai. “Ky do të ishte një dështim dhe katastrofë e plotë e Bashkimit Evropian, e vlerave tona dhe e NATO-s,” tha Morawiecki.

Stoltenberg tha se liderët e NATO-s do të “bien dakord për një afirmim më të madh të qëndrimit tonë” në samitin e Madridit. NATO duhet të ndërtojë “gatishmëri edhe më të lartë” dhe të forcojë aftësitë e saj të armatimeve përgjatë kufirit të saj lindor në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, shtoi ai. I pyetur në lidhje me aplikimet e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me aleancën, Stoltenberg tha se ai po kërkonte “një rrugë të bashkuar përpara” për të zgjidhur kundërshtimin nga Turqia, e cila kritikon hapur atë që ajo e konsideron si mbështetje suedeze ndaj militantëve kurdë./ REL

Të këshilluara

Papa Françesku dënon mizoritë në Ukrainë

Papa Françesku është shprehur sërish kundër veprimeve ruse në Ukrainë, duke i quajtur trupat e rusë barbarë, brutalë dhe çnjerëzore, ndërsa lavdëron ushtarët uk...

15:04

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI