Flash

E lajmëroi vetë ambulancën por nuk është në gjendje të dëshmojë/ Detaje nga i plagosuri në Velipojë

Lapsi.al 15 June 2022
E lajmëroi vetë ambulancën por nuk është në

Një plagosje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e djshme në afërsi të një resorti në plazhin e Velipojës.

Pjerin Brushulli, 48 vjeç, u qëllua me armë zjarri në plazhin e Velipojës, ndërsa mësohet se ishte vetë ai që njoftoi ambulancën duke thënë që ka marrë plumb në trup.

Deri më tani policia nuk ka shoqëruar asnjë person që mund të ketë lidhje me ngjarjen, pasi nuk ka një vend fiks se ku ka ndodhur ngjarja. Vetë i plagosur nuk ka qenë në gjendje të dëshmojë për shkak të një operacioni të gjatë dhe plagës së rëndë që ka në trup.

Policia ka dy pista kryesore të kësaj ngjarje. E para lidhet me një konflikt të çastit që mund të ketë pasur 48-vjeçari, ndërsa pista e dytë e hetimeve është fokusuar në të kaluarën e të plagosurit.

Pjerin Brushulli ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për shkak se në vitin 2002 ka vrarë bashkëfshtarin e tij Kolec Nushi. Në atë kohë, 35-vjeçari Kolec Nushi, nga fshati Bërdicë i Shkodrës, është vrarë pranë banesës së tij. Në kohën kur ka kryer krimin Brushtulli ka qenë 28-vjeçar.

Gjykata e ka lidhur motivin e vrasjes në atë kohë, me shpjegimet e dhëna nga një numër dëshmitarësh, siç ishte mes të tjerëve gruaja e viktimës, L. Hila, sipas të cilëve vrasja është kryer pasi vite më parë, viktima ka patur marrëdhënie dashurie me nënën e të gjykuarit.

Këtë marrëdhënie në vitet 90-të e ka mësuar edhe babai i të gjykuarit, i cili për këtë shkak ka tentuar t’i vrasë të dy duke hedhur një bombë, veprim për të cilin ai është dënuar me burgim, ku edhe ka vdekur.

Dosjet për këtë fakt janë zhdukur për shkak edhe të periudhës për të cilën flitet. Pjerin Brushtulli u arrestua në vitin 2008 për krimin ndaj të cilit u akuzua dhe nuk kishte shumë kohë që la qelinë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI