Flash

Modric shkakton tërbimin e telekronistëve spanjollë, i kërkoi fanellën Mbappé: "Jam në shok, nuk dija asgjë”

Lapsi.al 14 June 2022
Modric shkakton tërbimin e telekronistëve spanjollë, i

Pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Francës dhe Kroacisë, Luka Modric u bë protagonist i një gjesti që la pa fjalë gazetarët spanjollë. Në tunel, mesfushori kroat i ka kërkuar Mbappe këmbimin e fanellave. Kroacia fitoi 1-0 në shtëpinë e Francës dhe përcaktuese ishte penalltia e shënuar në minutën e pestë nga kapiteni Luka Modric. Një revansh për ish-Topin e Artë dhe Kroacinë e tij pas humbjes në finale në Botërorin 2018 në Rusi ndaj francezëve.

Ajo që e bënte të veçantë këtë fitore ishte edhe fakti se Modric ka mposhtur jo vetëm shokun e tij të skuadrës Benzema, por mbi të gjitha Kylian Mbappe, i cili deri pak javë më parë kishte qenë shumë pranë kalimit te Real Madrid, ku sipas zërave i ishte premtuar fanella me numër 10 e kroatit. Megjithatë, francezi vendosi të qëndrojë në Paris duke pranuar rinovimin e sheikut në shifra stratosferike, në vend që të shkonte në Madrid, duke krijuar pakënaqësi tek tifozët madrilenë.

Refuzimi i Mbappe ndaj Real Madrid, shkaktoi pakënaqësi ndaj tij nga ana e tifozëve Blancos, duke filluar edhe nga vetë gazetarët. Pas ndeshjes së Ligës së Kombeve, kamerat përjetësuan Modric duke përqafuar Mbappen dhe televizioni spanjoll zbuloi se mesfushori kroat i kishte kërkoi në atë moment fanellën sulmuesit francez, i cili u përgjigj pozitivisht.

Gjatë emisionit “El Chiringuito”, gazetari Josep Pedrerol mbeti fare pa fjalë nga kjo situatë: “A është e vërtetë kjo që po më thoni, që Modric ka kërkuar fanellën e Mbappes? Çfarë? Por si mund t'i kërkojë Mbappé fanellën e tij? Ai që e la Madridin në të thatë?”.

Pedrerol do të kishte dashur të shihte një qëndrim të ndryshëm nga simboli madrilen pas talljes që Mbappé i bëri merengues. “Modric është madrilen, Mbappe u tall me madrilenët dhe ai i kërkon fanellën? A është shaka? Mbappé qeshi me të gjithë madrilenët dhe Modric, lideri i Real Madrid, i kërkon atij fanellën! A nuk mendoni se është e tmerrshme?! Jam në shok, nuk dija asgjë”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI