Flash

Anëtarësimi i Ukrainës në BE, Von der Leyen sërish në Kiev

Lapsi.al 12 June 2022
Anëtarësimi i Ukrainës në BE, Von der Leyen sërish

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të shtunën se ekzekutivi i BE-së, do të finalizojë “deri në fund të javës së ardhshme” opinionin e nëse Ukraina duhet të jetë një vend kandidat për t’iu bashkuar BE-së apo jo.

“Diskutimet e sotme do të na mundësojnë të finalizojmë vlerësimin tonë deri në fund të javës së ardhshme”, i tha në Kiev, presidentja e KE-së, Von der Leyen, presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Shefja e KE-së, Von der Leyen, bëri një vizitë befasuese të shtunë në Kiev të Ukrainës, shtet ky që po përballet me agresionin rus që nga data 24 shkurt.

Ndërkohë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, tha se përgjigja pozitive do të ishte një hap i rëndësishëm për vet Bashkimin Evropian.

“Një përgjigje pozitive nga Bashkimi Evropian ndaj aplikimit të Ukrainës për anëtarësim në BE do të ishte një përgjigje pozitive për pyetjen nëse projekti evropian ka një të ardhme apo jo”, deklaroi Zelensky.

Në fund të muajit shkurt, Ukraina ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Pavarësisht se disa ligjvënës të BE-së e mirëpritën aplikimin, anëtarësimi i Ukrainës duket ende proces i largët.

Ka qenë presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili ka thënë se nuk mund të ketë një inkuadrim të shpejt , pasi siç ka thënë ai, gjithmonë duhet respektuar procedurat, ndryshe tha ai, i humbet serioziteti procesit të zgjerimit.

Në ndërkohë liderët ukrainas përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky, kanë bërë thirrje për anëtarësim të shpejt të Ukrainës në kuadër të bllokut. /Rel

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI