Flash

16 pajisje elektronike për prodhimin e kriptomonedhave, dy në pranga në Shkodër

Lapsi.al 9 June 2022
16 pajisje elektronike për prodhimin e kriptomonedhave, dy në pranga

Policia në Shkodër ka vënë në pranga një 21-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Avalon”. Bëhet e ditur se në pranga është vënë J. M., 21 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër.

Për të riun, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 30.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

21-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi në datën 27.05.2022, gjatë operacionit policor të koduar “Avalon”, në një magazinë, në lagjen “Salo Halili”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 16 pajisje elektronike, të cilat i posedonte i riu dhe  dyshohet se shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligjshme të kriptomonedhave virtuale.

Gjatë këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi edhe E. M., 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi në bashkëpunim me 21-vjeçarin, kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të prodhimit të kriptomonedhave virtuale.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u procedua në gjendje të lirë F. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë lexues i aparatit matës, në Gjykata Shkodër, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ka mundësuar furnizimin e pajisjeve që gjenerojnë kriptomonedha virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI