Flash

Lufta në Ukrainë dhe përhapja e lajmeve të rreme në Kosovë

Lapsi.al 8 June 2022
Lufta në Ukrainë dhe përhapja e lajmeve të rreme në

Sipas një studimi të institutit “Demokraci për Zhvillim”, pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë numri i artikujve të publikuar nga mediat në internet në Kosovë është rritur me 273 për qind, dhe artikuj të shumtë, sipas studimit, përmbajnë informacion të rremë.

Instituti “Demokraci për Zhvillim”, me seli në Prishtinë tha të mërkurën se fillimi i agresionit rus në Ukrainë më 24 shkurt, bëri që brenda pak ditësh numri i artikujve të publikuar në median online në Kosovë të rritet për 273 për qind, në karahasim me muajin janar. Një rritje e tillë ka bërë që të shtohet edhe numri i artikujve që përmbajnë lajme të rreme.

Në një studim të këitj instituti me temën “Raportimi i lajmeve nga portalet online dhe ndikimi tek publiku”, thuhet se në periudhën janar-mars 2022, 176 artikuj të shpërndarë në median online përmbajnë siç thuhet ‘çrregullim informacioni’.

“Çfarë është vërejtur më shumë është se lajmet me çrregullim të informacionit janë shpërndarë shumë më shpejt, në disa raste brenda ditës. Ta zëmë një lajm i publikuar në media shtetërore ruse, është ripublikuar shumë shpejt edhe te ne e me këtë vërehet se shpërndarja e informacioneve është shumë e madhe, posaçërisht në mostrën në gjuhën serbe ku portalet online kanë tërhequr edhe paralele ndërmjet luftës së Kosovës, bombardimeve të NATO-s dhe agresionit rus në Ukrainë”, tha Drenusha Canolli, hartuese e studimit.

Shpërndarja e shpejtë e artikujve të tillë, tha ajo, ka ndikuar edhe në nxitjen e urrejtjes dhe ndasive të brendshme në Kosovë.

“Gjithashtu është vërejtur prezencë e shtuar e fotove dhe videove të montuara të cilat kanë ndikuar në formësimin e opinionit në mënyrë të gabuar kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë. Një komponent me rëndësi në kategorinë e ndikimit të jashtëm është aftësia e dezinformatave për të nxitur urrejtje dhe ndasi politike në Kosovë”, tha ajo.

Xhemajl Rexha nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, tha se situata e tillë shtron nevojën për të nisur edukimin medial të nxënësve në vend.

“Trajnim i trajnerëve edhe në shkolla për të nisur edukimin qysh në shkollën e mesme, nëse jo në shkollën fillore, në mënyrë që kjo gjeneratë e re të jetë e përgatitur për t’i gjetur vet dhe për t’i denoncuar në fakt rastet e çrregullimit të informacionit dhe lajmet e rrejshme”, tha zoti Rexha.

Deputeti, Mërgim Lushtaku, ish kryetar i Komisionit Parlamentar për Mediat, tha se Kosova ka nevojë për një stdutim që do të ndihmonte gjetjen e mënyrës më të mirë të rregullimit të medias online.

“Unë gjithmonë kam qenë për hapjen e diskutimit dhe të shohim rregullimin më të mirë. Të bëhet hulumtim se si janë rregulluar në Evropë çështje të tilla, rregullimi i medias online sepse e dimë shumë mirë që fatkeqësisht media online kanë hapësirën më të madhe që të kenë disa lajme që nuk i verifikojnë dhe pastaj me dezinformimin e mund të dëmtojnë një pjesë të caktuar”, tha zoti Lushtaku.

Artikuj me informacion të çrregulluar sipas këtij studimi, shfaqen edhe në lidhje me Gjykatën e Posaçme për krime lufte me seli në Hagë, bisedimet Kosovë - Serbi dhe pandeminë COVID-19. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2021 shpeshtësia e përdorimit të internetit nga qytetarët gjatë ditës shkon deri në 80 për qind. Kjo, sipas të gjeturave të studimit e rritë mundësinë e shpërndarjes së madhe të artikujve, rrjedhimisht edhe atyre me informacion të rremë./VOA

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI