Flash

Apple zbulon opsionin e ri për mesazhet

Lapsi.al 7 June 2022
Apple zbulon opsionin e ri për mesazhet

Të hënë, gjatë ngjarjes së saj WWDC 2022, Apple njoftoi një sërë veçorish të reja duke përfshirë aftësinë për të  bërë unsend  mesazhet me tekst!

Zëvendëskryetari i lartë i inxhinierisë softuerike të Apple, Craig Federighi, njoftoi ndryshimet ndërsa diskutonte përditësimet e iOS 16. Jo vetëm që përdoruesit do të jenë në gjendje të anulojnë dërgimin e mesazheve, por ata gjithashtu do të kenë opsionin për ti bvrë mesazhet 'mark as unread'  për t'i  lexuar ato lehtësisht më vonë, sipas Verge.

"Përdoruesit mund të modifikojnë ose të bëjnë insend një mesazh deri në 15 minuta pas dërgimit të tij, ose të rikuperojnë mesazhet e fshira së fundi deri në 30 ditë pas fshirjes," shpjegon Apple në njoftimin për shtyp.

"Ne po shtojmë tre nga veçoritë më të kërkuara në Messages," shpjegoi më tej Federighi. “Së pari, a keni dërguar ndonjëherë një mesazh vetëm për të kuptuar menjëherë se nuk keni thënë plotësisht atë që keni menduar? Epo, pa merak. Sepse tani, ju mund të modifikoni çdo mesazh që sapo keni dërguar. Pra, gabimet e turpshme mund të jenë një gjë e së kaluarës.” Sa i përket veçorisë së palexuar, ai shpjegoi se do të jetë perfekt për përdoruesit që nuk kanë "kohë për t'u përgjigjur në këtë moment dhe duan të jenë të sigurt se do ti  kthehen mesazhit më vonë".

Ky funksion i ri për iMessage do të dalë me iOS 16, i cili është planifikuar të dalë në vjeshtën e 2022./Lapsi.al

Të këshilluara

Makina fluturuese në treg në vitin 2024

Është kineze makina e parë fluturuese hibride elektrike. Deri më sot janë prezantuar shumë projekte të cilat janë në fazën e zhvillimit për mjete elektrike me n...

13:42

Starbucks i jep lamtumirën e fundit Rusisë

Historia e rrjetit të kafeve të famshme “Starbucks”, me 130 lokale në Rusi, me afër 2000 të punësuar, të cilët do të vazhdojnë të paguhen për gjashtë muajt e ar...

11:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI