Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Kërkohej në të gjithë botën, arrestohet në Morinë i riu nga Prizreni

Lapsi.al 1 June 2022
Kërkohej në të gjithë botën, arrestohet në

Morinë, Kukës – Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia  kufitare e Morinës.

I arrestuari është E. C., 33 vjeç, banues në Prizren.  Ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi NCB Wiesbaden, Gjermani, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Përdorues droge”, “Mashtrim komercial” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Njoftimi:

"Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.  

Arrestohet, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, 1 person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga dhe person i shpallur në kërkim kombëtar.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar E. C., 33 vjeç, banues në Prizren. 

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi NCB Wiesbaden, Gjermani, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Përdorues droge”, “Mashtrim komercial” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI