Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Vuçiç betohet si president për "ruajtjen" e sovranitetit të Kosovës

Lapsi.al 31 May 2022
Vuçiç betohet si president për "ruajtjen" e
Nga Iva Martinoviç, Evropa e Lirë/ dhe“Betohem se të gjitha fuqitë e mia do t’i përkushtoj për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale të saj”. Kështu thuhet në tekstin e betimit që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka bërë para deputetëve të Kuvendit më 31 maj, pasi fitoi mandatin e dytë pesëvjeçar në zgjedhjet e prillit. Teksti i betimit është i përcaktuar me Kushtetutën e Serbisë dhe është në përputhje me preambulën e aktit më të lartë juridik të shtetit, ku thuhet se “krahina e Kosovës dhe Metohisë është pjesë përbërëse e territorit të Serbisë”. Lexo me tej:

Andi Bushati: Pse Berisha ka vënë në shënjestër dyshen Rama-Vuçiç

“Vuçiq i përmbahet asaj që është shkruar në Kushtetutë. Sigurisht që mund të ketë dallime të caktuara mes asaj që shkruan dhe realitetit, por kjo nuk mund ta çlirojë atë apo organet e tjera shtetërore nga detyrimi që qëndron në Kushtetutë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, profesori i Fakultetit të Drejtësisë ‘Union' dhe eksperti i të drejtës kushtetuese, Bogoljub Mirosavljeviq. Preambula u përfshi në Kushtetutën e Serbisë në vitin 2006, pas shpërbërjes së bashkësisë së Serbisë dhe Malit të Zi, kur Vojislav Koshtunica, lideri i atëhershëm i Partisë Demokratike të Serbisë, ishte në krye të Qeverisë në Beograd. “Është krejtësisht e parëndësishme se çfarë do të premtojë Vuçiq me betimin”, tha për Radion Evropa e Lirë, Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhëniet Etnike në Beograd, duke vënë theksin në “ndarjen e tekstit të Kushtetutës nga realiteti”. Courrier des Balkans: Rama-Vuçiç, ushtarët e vetmuar të Ballkanit të Hapur “A mundet presidenti, në realitet, të zbatojë atë që e ka thënë – nuk mundet. E pamë që nuk mundi të organizonte zgjedhjet atje, as referendumin për ndryshimin e Kushtetutës, për të mos thënë që nuk mundi të dërgonte ushtrinë e policinë, as nuk mundi të shkonte vetë atje”, tha Janjiq. Presidenti i Serbisë ishte për herë të fundit në Kosovë në shtator të vitit 2018, kur vizitoi Ujmanin (Gazivodën) në veri të Kosovës dhe vendet ku jeton popullata shumicë serbe. Vizita u miratua nga autoritetet në Kosovë, ashtu siç parashihet me Marrëveshjen e Brukselit. Sipas një marrëveshjeje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e cila zbatohet që nga viti 2014, të dyja palët janë zotuar të dërgojnë njoftime dhe të kërkojnë leje për të vizitat e zyrtarëve. “Gjendja në terren është e tillë që nëse Qeveria e Kosovës nuk e dëshiron këtë, presidenti Vuçiq nuk mund të hyjë atje”, tha për Radion Evropa e Lirë analisti nga Kosova, Agon Maliqi. Vuçiq kishte planifikuar të vizitonte Kosovën edhe në vitin 2020, por vizita e tij nuk u miratua. Në një atmosferë tensioni me Prishtinën, ai takohej me përfaqësuesit politikë serbë në Beograd ose udhëtonte në jug të vendit.

Deklarata bombë e Vuçiç/ Edi Rama e mbrojti Serbinë në samitin e NATO-s

Pas aksioneve të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës, të cilat nxitën protesta të serbëve në veri të Kosovës në tetor të vitit 2021, Vuçiq u takua me ta në Rashkë në jug të Serbisë. Në shtator të po atij viti, ministri i policisë Aleksandar Vulin vizitoi detashmentin e xhandarmërisë në Kralevë (rreth 80 kilometra nga Kosova), për shkak të vendosjes së Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë dhe masave reciproke për heqjen e targave serbe nga automjetet që hynin në Kosovë. Evropa e Lirë

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI