Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: Rama nuk e mbajti fjalën

Lapsi.al 30 May 2022
Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: Rama nuk e mbajti fjalën

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj theksoi se tashmë, pas dështimit të raundit të tretë, Presidenti që do të zgjidhet me votat e PS, nuk do të jetë Presidenti i shqiptarëve.

Ai tha se Rama u doli nga fjala dhe u humb shansi për një emër konsensual.

“Kam qenë këtu para jush dhe kam thënë se ne e dinim se Presidenti do të zgjidhej me 71 vota në raundin e katërt apo të pestë. Këtë e them për shkak të atyre ndryshimeve famëzeza të Kushtetutës që u bënë për zgjedhjen e Presidentit. Kush do të zgjidhet në raundin e katërt apo të pestë, nuk do të jetë President i shqiptarëve por i njërës palë”, tha Alibeaj duke shtuar se kështu u humb një shans që vendi të kishte një President konsensual.

Alibeaj tha se Grupi Parlamentar i PD ishte i vetmi që mori pjesë në këtë proces, pasi sipas atij as vetë PS nuk ishte pjesëmarrëse.

“Të vetmit që morën pjesë në procesin e zgjedhjes së një Presidenti konsesual ishim ne. As vetë PS nuk mori pjesë. Dhe Rama e ka bërë edhe herë të tjera këtë duke ngrënë fjalën. Humbëm rastin që të kemi një President mbi palët dhe që të bëntë detyrën në lartësinë e duhur”, vijoi ai.

Me dështimin e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit, tashmë sipas Kushtetutës duhen vetëm 71 vota për zgjedhjen e tij në raundin e katërt apo të pestë. Këto vota PS i ka dhe nuk ka nevojë të marrë konsensusin e PD-së për të zgjedhur një emër në krye të shtetit. Diçka të tillë e konfirmoi edhe vetë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Pyetje – përgjigje

Do merrni pjesë në raundin e katërt?

Ju e dini fare mirë që në raundin e katërt dhe të pestë Rama thotë “unë kam 71 vota”.

Do t’ju rrjedhin vota?

Unë besoj që grupi parlamentar ka mbajtur një qëndrim të qartë politik. Nuk ka asnjë mundësi që të çohet kjo që thoni.

Jeni penduar që u ulët me Ballën? Ndiheni të tallur?

Jo, as i penduar, i tallur jo e jo. Ne kishim përballë procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe ai Meriton seriozitet në proces. Ju mund të thoni a e dinit që këta do e hanin fjalën? Edhe e dija. Morëm pjesë në proces për të mos vijuar me historinë e bojkotit. Ne e kishim detyrimin ndaj shqiptarëve.

Po për 2 reformat zgjedhore dhe elektorale ia keni besën PS-së?

Ne kemi detyrimin ndaj shqiptarëve. E dimë që jemi në opozitë, por dimë edhe që kjo maxhorancë i ka vjedhur votat. Por kjo nuk do të thotë që meqenëse këta kanë vjedhur votat, ne duhet të marrim pushimet dhe të mos marrim pjesë. Rregullat e grupit të opozitës janë të qarta.

Duam të respektojmë vullnetin e deputetëve. Do të përballemi, do të themi fjalën tonë. Sfida është për të treguar nëse jemi të zotë për të përçuar nevojat, interesat të atyre që na kanë votuar. Nëse dështojmë këtu atëherë kemi dështuar, nëse nuk dështojmë atëherë kemi bërë detyrën tonë politike.

Të këshilluara

UNUM Festival, destinacioni i argëtimit

Për të tretën herë, Rana e Hedhun në Shëngjin do të elektrizohet nga tingujt e DJ-ve më në zë të momentit, të njohur ndërkombëtarisht. Ngjarja më e madhe muziko...

12:55

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI