Flash

Sherr pas ndeshjes, huligani holandez kapet me kokainë në Tiranë

Lapsi.al 27 May 2022
Sherr pas ndeshjes, huligani holandez kapet me kokainë në Tiranë

Një shtetas holandez është arrestuar nga policia e Tiranës, pas një sherri të ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Abdi Toptani.”

Sherri ka ndodhur në orën 00:10 minuta, 2 orë pas përfundimit të finales së Conference League, në stadiumin “Air Albania.”

Por pas kontrollit, blutë i kanë gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, u bë arrestimi i shtetasit Kevin Ron De Baat, 27 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Më datë 26.05.2022, rreth orës 00:10, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt në rrugën “Abdi Toptani”. Pasi kanë shkuar në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasin holandez Kevin Ron De Baat”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI